Restaurimi i Xhamisë së Plumbit/ Margariti: Gjetëm zgjidhjen për përmbytjen! S'do ketë tjetërsime! Rama: Të bëhet kopsht me pemët që përmenden në Kuran

18 Mars 2021, 14:11| Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:03

  • Share

SHKODËR- Projekti që i jep fund përmbytjes së xhamisë së Plumbit në Shkodër është gati për t'u vënë në zbatim, i cili është prezantuar ditën e sotme nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti. Gjatë inspektimeve të kësaj xhamie, së bashku me kryeministrin Edi Rama, Margariti tha ky projekt është i rrallë, pasi për herë të parë nuk do të restaurohet vetëm objekti, por edhe zona përreth. Ajo garantoi se nuk do të ketë tjetërsime, por do të ruhen elementët origjinal.

"Do të ketë një gardh, një panel alumini i cili do të ngrihet në momentin e shtimit të fluksit të shirave dhe do të bëjë të mundur moslejimin e mbushjes me ujë të gjithë zonës. Projekti rishikon edhe mundësinë përtej restaurimit të xhamisë. Nuk do të ketë tjetërsime dhe nuk do të ketë element çemetoje në ndërhyrje. Pjesa më delikate do jetë restaurimi i pjesës së jashtme, nuk do jetë një projekt thjeshtë restaurimi, por edhe me ndihmën e gjeologëve. Është hera e parë që bëjmë një restaurim të këtij modeli, që nuk bazohet vetëm në restaurimin e xhamisë, por zonës përreth. Kemi një zonë që kjo është xhamia kryesore, por kemi një xhami afër dhe disa rrënoja mbetje arkeologjike ", tha Margariti.

Xhamia e Plumbit në Shkodër pas përmbytjeve në shkurt të këtij viti

Rama tha se kjo ishte një kërkesë e tij prej vitesh, duke thënë se edhe pse është katolik, gjysma e familjes së tij që është myslimane ishte një shtysë e madhe. Për të respektuar ritet, kreu i qeverisë ka hequr atletet për t’u futur në xhami, ku nuk e kurseu batutën duke thënë se "erdhi një katolik si ai dhe e rregulloi"

"Kjo ishte një kërkesë prej kohësh që unë e kisha bërë për të mbështetur rindërtimin e thellë të këtyre xhamive që janë monumente kulture të jashtëzakonshme dhe kjo është një nga ato, problematika ka qenë e lidhur me gjithë terrenin dhe tashmë është gjetur zgjidhje, besoj që do të dalë shumë bukur, duhet menduar edhe për pjesën e oborrit, një koncept. Kështu është jeta, erdhi një katolik ja u rregulloi. Në fakt, këtu kam shkel për herë të parë, atëhere kur kemi ardhur për këtë meshën që bëri Dom Simoni tek varrezat. Ishte ai momenti që u angazhuan myslimanë dhe katolikët për të hapur edhe këtë, ishte fantastike fare. Në fakt, që ta dish, shtysa reale është gjysma ime myslimane që kam në shtëpi. Ajo që është vlera më e madhe e shtuar në këto ndërhyrje, dhe disa për fat të keq nuk duan të kuptojnë, komuniteti është përfituesi kryesor. Është historia pranë gjeneratave të tjera. Ta kenë parasysh që thesarin e trashëgimisë. Përtej besimit të drejtpërdrejtë, feja është kulturë dhe histori", tha Rama.

Ndërsa Imam Muhamed Sytari tha se restaurimi i kësaj xhamie është e rëndësishme për shkak të historisë së veçantë që mbart.

"Kjo xhami duhet të ishte në vëmendje të të gjithëve pa përjashtim, pas 1990 është xhamia ku ka rinisur rihapja e aktivitetit fetar në Shkodër, ka diçka që ia kam thënë edhe vëllezërve, që është e stilit arnaut, është xhami shqiptare se arkitekti Sinani është shqiptar dhe gjurmë e asaj fryme", tha ai. 

Kreu i qeverisë pati edhe një sugjerim ose ide se si mund të rregullohet kopshti i kësaj xhamie.

"Të bëhet një kopsht me të gjitha pemët për përmenden në Kuran", tha Rama.

Restaurimi i kësaj xhamie do të bëhet nga Turqia, pas një marrëveshje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke në vizitën që kreu i qeverisë bëri në 6 janar të këtij vitit.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ShkoNDrino: 18/03/2021 18:26

    Kujdes rrënojat Arkeologjike, që janë aty!

    Përgjigju
  • Amin: 18/03/2021 16:46

    Amin o Zot qe kemi Ramen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?