Kronikë

Inspektimi i Naftës e Gazit, drejtori pranë ISHTI-it: 7 sanksione me gjobë për shkeljet! Qytetarët të marrin bombola në subjekte të licensuara, masat si të mbrohen

5 Korrik 2021, 13:40| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 15:31

  • Share

TIRANË- Bombolat e gazit janë cilësuar të rrezikshme, pasi një defekt ose një pakujdesi, mund të shkaktojnë dëme të mëdha, siç ishte rasti më i fundit në Velipojë, ku shpërtheu në hotelin e familjes Gjokandërsa mbetën të plagosur rëndë pronarja dhe 3 fëmijët e saj.

Në një intervistë për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit e Naftës dhe Gazit, pranë ISHTI-it, Ahmet Shehu tha se është e domosdoshme që të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i bombolave të gazit. Sipas tij në vend janë 32 subjekte të tregtimit me shumicë të gazit dhe 29 njësi të tregtimit të gazit të lëngshëm.

“Është e domosdoshme që të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i bombolave të gazit. Kemi 32 subjekte të tregtimit të gazit me shumicë që kanë detyrime ligjor. Kemi dhe 29 njësi të tregtimit të gazit të lëngshëm që mbajnë në vende të posaçme bombola. Subjektet duhet të jenë shumë të kujdesshme të zbatojnë të gjitha rregullat dhe kushtet teknike”, tha Shehu.

Shehu tha se kemi një rritje të numrit të popullsisë që përdori gaz, ndërsa nënvizoi se mbi 200% zhdoganohet dhe përdoret në vend. Ai nënvizoi se janë vënë 7 sanksione me gjobë deri më tani për shkeljet.

“7 sanksione me gjobë deri më tani për shkeljet. Ne jemi bashkëpunues me këdo që ka probleme, të vijnë te ne me ankesa sepse jemi bashkëpunues për t'i zgjidhur të gjitha. Gazi i lëngëshm po zëvendëson shumë, sepse është i pastër. Çdo ditë po zëvendëson një sasi të madhe në lidhje me konsumin publik. Është mbi 200% sasia që zhdoganohet dhe përdoret sot”, tha ai.

Ndërkaq ka dhënë disa këshilla se si të mbrohen qytetarët që përdorin bombola.

“Çdo ditë qytetarët të informohen dhe përmirësohet infrastruktura e shërbimit. Eksplozionet ndodhin dhe do ndodhin por shpresojmë të minimizohen. Të drejtohen vetëm në poika të licensuara dhe të kontrolluara. Brenda ambienteve të veta duhet të vendosin dhe detektor sepse e njofton që ka rrjedhje. Përveç bombolave duhet dhe pajisje lidhëse të kontrollohen dhe të respektohen afatet e shërbimit", shtoi Drejtori i Drejtorisë së Inspektimin e Naftës dhe Gazi.

Komento

Komente

  • arben: 07/05/2022 17:44

    Ku mund te bejme nje ankese jemi bllok banesash ne qender te Korces dhe ngjitur na vune nje bombul gazi per furnizimin e makinave kjo eshte mjaft e rrezikshme per gjithe ne banoret pereth .Ligji thote "ndalohet vendosja e autogazeve ne vende me dendesi te larte banimi",dhe ketu jemi ngjitur 30 familje pa zene ata qe jane 20-30 m me tutje ,nuk e di kush e dha lejen per kete

    Përgjigju
  • ardian: 05/07/2021 16:37

    kujdesemi vet jasht mase na dhimbset jeta....po ju flisni si te vini nga nje planet tjeter. publikoni.kontrolloni.vini sanksjone per cilsin se na plaset jo vetem gazin.....uin te pishem. miellin..benzinen..naften.. pash zotin ne cilin planet jetoni ju apo sua mban ti bini gomarit e o burra samarui.mir turp skeni.mir b.... skeni te mereni me problemin..te pakten mos na beni budallenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?