Inspektimi i shkollës së re 'Luan Hajdaraga' në Linzë, Veliaj: Moto e Bashkisë, çdo ditë një punë konkrete! Nisim investimet në nivel kapilar nëpër lagje

30 Gusht 2022, 21:11| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 21:25

  • Share

Teksa ka inspektuar shkollën e re ‘Luan Hajdaraga’ në Linzë, kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka njoftuar projektin e ri për kryeqytetin. Ndërhyrje në të gjitha rrugët, lagjet dhe hapësirat e pallateve në Tiranë për të sistemuar ambientet e përbashkëta publike.

Nga godina e një reparti ushtarak, në një institucion arsimor me laboratorë e infrastrukturë moderne, “Luan Hajdaraga” është shkolla e re që në shtator do të presë fëmijët në zonën e Linzës, në Tiranë.   

“Para 8 muajsh ishte një ngrehinë, ish-repart ushtarak, por themelet u hodhën në kohë rekord dhe shkolla do të jetë gati në shtator. Erdha t’i përshëndes kolegët që kanë punuar përgjatë gjithë verës, duke bërë realitet një shkollë e cila u ndërtua në 8 muaj dhe sot është gati për t’u hapur”, tha Veliaj.

Veliaj paralajmëroi edhe nisjen e ndërhyrjes në lagjet e Tiranës, rrugicat dhe hapësirat nëpër pallet.

“Radha tani është të shërbejmë në hapësirat mes pallateve. Vërtet e bëmë rrugën e Dajtit, vërtet mbaruam me kopshtet, shkollat, çerdhet në këtë njësi, por tani do të duhet të fillojmë investimet kapilare në çdo pallat. Njerëzit thonë: mire, shumë e mirë shkolla, kopshti, çerdhja, rruga kryesore, tani dua edhe atë rrugën e lagjes. Kështu që, aty do të jetë fokusi tani që kemi sistemuar pjesën më të madhe të shkollave”, theksoi Veliaj. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?