Kryeministri Edi Rama, se bashku me Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro ka kryer këtë të martë një inspektim në qendrën historike të qytetit të Përmetit, prej ku ka deklaruar se ka pasur shumë mosbesim për ndërtimin e saj. Gjatë inspektimit, Kumbaro theksoi ende se ka punë për të bërë, teksa ia tregonte kreu të qeverisë punët e bëra deri tani në qendrën historike të Përmetit.
“Këtu jemi në zemër të lagjes historike, praktikisht Përmeti e ka pasur gjithmonë qendrën historike por asnjeri nuk e dinte. Më 2016-ën e shpallëm dhe e përfshimë Përmetin në programin e Zhvillimit të Trashëgimisë Kulturore. Ka pasur shumë mosbesim, për hir të së vërtetës, por qytetarët kanë filluar të kthejnë shtëpitë në bujtina, kanë transformuar banesat e tyre. Ka ende punë për të bërë. Është bërë dhe sistemimi I përroit, ka qenë një problem i hershëm në qytet”, tha Kumbaro.
Nga ana e tij, kryeministri Rama theksoi se do të bëhet edhe një projekt “i vogël” për muret, i cili do të jetë një nxitje edhe më e madhe për zhvillim për banorët në zonë.
“Do të bëjmë një projekt të vogël, por shumë të rëndësishëm për muret. Pastaj do të jetë edhe një nxitje më e madhe për ata që kanë shtëpitë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Përmeti: Amnistinë fiskale do të luftojmë ta miratojmë! S’i u bëkan kursimet e emigrantëve, prodhim krimi? Berisha ka gisht në akuzat për trafik organesh
M.Q./ReportTv.al