Inspektoi punimet e Unazës së Re, Ministrja Balluku: Në fund të gushtit finalizohet faza e tretë

29 Korrik 2020, 13:34| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 13:49

  • Share

Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi punimet për transformimin e sheshit “Shqiponja”.

Gjatë inspektimeve, u njoftua se ecuria e punimeve është 25%. Kujtojmë se fillimet e ndërtimit për transformimit të këtij sheshi kanë hasur një sërë problematikash të shpronësimeve të banorëve të zonës.

"Kjo është një vepër që ka pasur vonesa, për arsye që i dimë të gjithë. Qoftë për sa i përket shpronësimeve, qoftë edhe për sa i përket politizimit të kësaj vepre dhe bllokimit për një vit rresht që ka ndodhur në Unazën e Re. Megjithatë sot pas një viti puna është e dukshme",- tha ministrja Balluku.

Më tej ajo zbuloi se kjo vepër do të ketë hapësira për banorët e zonës dhe do të jetë një vepër mjaft miqësore me ambientin.

"Kjo nuk është thjesht një vepër infrastrukturore, është një vepër shumë mirë e integruar me qytetin, pasi është një vepër urbane ku është parashikuar dhe lëvizja e lirë e këmbësorëve. Ka gjelbërim ka edhe ambiente të cilat edhe mund të përdoren nga banorët e zonës përqark",- përfundoi ministrja Balluku.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?