Një nga kantieret ku është pezulluar puna

Kronikë

Inspektorati Shtetëror zbret në terren, pezullojnë punën në 23 kantiere: Shkelje të rënda të kushteve të sigurisë

8 Shtator, 21:05| Përditesimi: 8 Shtator, 21:10

  • Share

Inspektorati Shtetëror i Punës ka bllokuar punën në 23 kantiere, duke nxjerr urdhra të menjëhershëm pezullimi, për shkak se nga kontrollet në terren janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të sigurisë.

Ministri Blendi Gonxhja ka publikuar pamje nga kontrollet e ekipeve në terren dhe apelon se mosrespektimi i sigurisë nuk është zgjedhje por shkelje, ndaj ai apelon qytetarët që të raportojnë çdo rast që ata ndeshin në përditshmëri.

"Çdo subjekt që nuk respekton rregullat teknike dhe nuk zbaton ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, do të përballet me sanksione të menjëhershme dhe çdo masë tjetër ligjore, pa asnjë tolerancë.

Inspektorati Shtetëror i Punës ka zhvilluar kontrolle intensive gjatë javës që lamë pas në sektorin e ndërtimit. Në 23 subjekte janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të sigurisë, dhe për pasojë është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm të punës, deri në plotësimin e plotë të kushteve të detyrueshme ligjore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve.

Mosrespektimi i sigurisë nuk është zgjedhje - është shkelje!

Le të ndërtojmë së bashku një kulturë pune të sigurt dhe të shëndetshme, ku çdo punonjës të mbrohet siç e kërkon ligji”, shkruan ministri Blendi Gonxhja.

 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?