Bota

Inspektorët bërthamorë mbërrijnë në Zaporizhia, nuk dihet ende sa do të zgjasë vizita

31 Gusht 2022, 22:05| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 22:15

  • Share

1661976869_vv.JPG

Inspektorët bërthamorë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) u nisën për në centralin bërthamor të Zaporizhzhia të mërkurën dhe thanë se misioni i tyre është të parandalojnë një aksident bërthamor të mundshëm dhe të përpiqen të stabilizojnë situatën pas shpërthimeve që kanë ndodhur përreth centralit gjatë javëve të fundit. Inspektorët mbërritën në qytetin e Zaporizhzhias, ku mund të kalojnë natën përpara se të vizitojnë të enjten centralin, i cili është në një territor të kontrolluar nga Rusia.

Zyrtarët e caktuar nga Rusia në zonën pranë objektit sugjeruan se vizita mund të zgjasë vetëm një ditë, ndërsa IAEA dhe zyrtarët ukrainas thanë se ajo do të zgjasë disa ditë. "Ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme për të kryer - të vlerësojmë situatën reale, të ndihmojmë në stabilizimin e situatës sa më shumë që mundemi," tha Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Energjinë Atomike, duke shtuar se ekipi i IAEA-së kishte marrë garanci si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina që i mundësonin asaj të hynin në zonën e luftës.

Rusia e mori nën kontroll centralin më të madh të Evropës, në fillim të marsit. Punonjësit e tij janë ukrainas. Kievi dhe Moska akuzojnë njëra-tjetrën për sulme me artileri përreth centralit./VOA


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, furnizimet me gaz nga Nord Stream në BE janë ndërprerë plotësisht! Zelensky paralajmëron rusët: Dorëzohuni  


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?