Inspektori i Lartë i Drejtësisë anëtar me të drejta të plota në Rrjetin Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë

19 Tetor 2023, 15:10| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 10:27

  • Share

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është anëtar me të drejta të plota i Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) duke nisur nga sot.

Për dy vite ILD ka qenë në statusin e vëzhguesit, ndërsa tani ai është anëtar me të drejta të plota në rrjetin që përbëhet vetëm nga vende të Bashkimit Evropian.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ që u zhvillua sot online, të gjithë anëtarët, nga vende të Bashkimit Evropian, në mënyrë unanime vendosën të ndryshonin statusin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga vëzhgues në anëtar me të drejta të plota. 

Asambleja e ardhshme e RESIJ do të mbahet në Tiranë më 14 dhjetor dhe do të mikrpitet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?