Vendosja e21 kamerave të sigurisë në Shkodër, sipas Sali Berishës është dëshmi se qyteti është nën sundimin e mafies. Sipas Berishës, një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, ka edhe në Vlorë, Elbasan e në Korçë, kudo jeni të filmuar.
‘Mafia është ajo që sundon kudo. Krimi është ai që vendos. Ai ka bajlozët e tij, të përfaqësuar me Edi Ramën në qeveri. Krimi ka përfaqësues në parlament me Ballën e Gjiknurin. Krimi ka përfaqësues Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës.
Krimi vendos kudo. Njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, në Amerikën Latine, rrugët, sheshet e qyteteve tona janë të vendosura tërësisht, në çdo metër katror në kontrollin e syrit të ciklopit. Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe institucionet e tjera.
Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në këtë vend. Mendoni ju se është vetëm Shkodra? Absolutisht jo. Është çdo pjesë e këtij territori. Shkoni në Vlorë, nisuni në Elbasan, në Korçë, kudo jeni të filmuar.’- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Vdekja në burg e të arrestuarit për inceneratorin e Fierit, Berisha akuza Ramës: Ai kishte vendosur të fliste, por xhelati mafioz e çoi në botën tjetër
M.Q.//ReportTv.al