INSTAT: Një mln shqiptarë, s’kanë lexuar asnjë libër në vit, botuesit: Situata është alarmante, shteti të marrë masa!

29 Gusht 2018, 19:36| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 19:56

  • Share

Shqiptarët po lexojnë gjithnjë edhe më pak. Sipas të dhënave të INSTAT nga realizimi i anketave të posaçme vetëm gjatë vitit që lamë pas 1 mln shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër.

Për kamerën e “Report Tv” flasin kreu i shoqatës së Botuese, Petrit Ymeri, drejtoresha e politikave për librin në Ministrinë e Kulturës, Mimoza Hysa dhe botuesi Frano Kulli. Ata analizojnë shkaqet e kësaj situate alarmante ku gjendet sot shoqëria jonë.

Përshëndes institucionin zyrtarë të INSTAT që kemi një statistikë për leximin në Shqipëri. Këtë e kërkon trendi i institucioneve që kanë për tu përshtatur me politikat europiane, Eurostat e bën njëherë në tre apo pesë vite. Në këtë vrazhdë edhe Shqipëria po gjeneron statistikat e saj për të kuptuar sesi mund që të orientohen politikat e saj. S’mund që të kemi politika për librin nëse nuk kemi statistika të sakta. Nuk më çudit aspak shifra madje dyshoj se mund që të jetë edhe më e thellë, për të vetmen arsye se kur statistikat gjenerohen duhet që të bëjmë një referencë të statistikave. Nëse themi se 1 mln shqiptarë nuk lexojnë duke përfshirë moshën 25-65, që nuk është mosha kryesore që lexon se ata që janë të atakuar në shkolla 6-17 vjeç lexojnë më shumë. Kjo shifër pasi mora edhe statistikat europiane mora vesh që ne pasqyrojmë atë zhvillim që kemi.

Mimoza Hysa, drejtuese e politikave për librin në Ministrinë e Kulturës

Ne kemi bërë gjatë katër viteve të fundit disa anketime edhe studime. Në vitin 2015 shoqata e botuesve ka bërë një studim ku janë anketuar rreth 4000 lexues të të gjitha niveleve, si akademikë edhe punëtorë të thjeshtë të fasonerive. Rezultatet tona përkojnë me nivelin që ka nxjerr edhe INSTAT. Ne kemi pas një pyetësorë shumë të gjerë edhe për fëmijët, të rinjtë etj. Leximi tek ne ka rënë shumë, këtë e vëmë re edhe jashtë anketimeve në shitje. Ne kemi vënë alarm nga viti në vit, por askush nuk na dëgjon.

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë

Besoj se nuk është dëgjuar në nivelin që duhej dëgjuar ky shqetësim, sepse për ne botuesit rrethanat alarmante për ne janë konstatuar së paku rreth dy vite më parë. Për fat të keq, ndonëse ne na vjen si goditje, por është edhe një lloj treni ose më shumë se kaq edhe për shkak të teknologjive të reja, leximeve elektronike. Por ky është një problem shumë serioz.

Frano Kulli, botues

Por a është kjo një situatë e krijuar vetëm brenda një viti, apo dëshira e shqiptarëve për të mos lexuar është një shqetësim i mbartur gjatë 28 viteve demokraci?

Kemi arritur në këtë gjendje alarmante që duhet që të shqetësojë të gjithë shoqërinë tonë në radhë të parë shtetin edhe të gjitha organizmat e tij. Kjo ka ardhur nga një mungesë vëmendje gjatë 25 viteve. Në këtë periudhë vëmendja për librin nuk ka qenë asnjëherë. Vijmë në një situatë të tillë, që janë të gjithë përgjegjës ata njerëz që kanë drejtuar shtetin edhe kulturën sepse me më shumë vëmendje edhe investime qoftë në mënyrë konsekuente nuk do të ishim në këtë gjendje. Që nga sistemi fiskal që ka rënduar sistemin libror. Në vitin 2014 mbi të gjithë  veprimtarinë librore, tatim fitimi është rritur mbi 50 për qind, është rritur mbi 50 për qind tatim fitimi mbi honorarët, autorët, piktorët. Janë ulur në mënyrë minimale furnizimet e bibliotekave, është ulur ose është ekzistent pasurimi i rrjetit të librarive.

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë

 

Krahasimet ne i bëjmë në të shumtën e rasteve me të para viteve ‘90, sepse mendojmë që ndryshimet e mëdha që ka pësuar Shqipëria kanë sjellë ndryshme edhe në mënyrën e të menduarit edhe të stilit të jetës. Shpesh i dëgjojmë klishe të tilla, prandaj duhet që të kemi kujdes nga mënyra sesi i ndërtojmë frazat klishe. Shqiptarët nuk lexojnë edhe më para lexonin. Statistikat është e ndarë në tre fasha të moshës, edhe pikërisht  lexuesit që kanë lindur pas viteve ‘90 janë në numër të përafërt për të mos thënë edhe diçka më shumë, sesa lexuesit që janë 45 e më shumë, të formuar para viteve ’90. Nëse jemi në të njëjtin trend si me zhvillimin e vendit. Kjo tregon se jemi në të njëjtin zhvillim si në të gjitha fushat.

Mimoza Hysa, drejtoreshë e politikave për librin në Ministrinë e Kulturës

Si mund që shoqëria jonë të dalë nga kjo situatë?

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë

 

Statistikat ndihmojnë për të ndërtuar politika të drejta. Interpretimi i shifrave të bën që të mendosh për politika në të ardhmen. Nga ajo që është kryesore, nga studimet lexues më të mirë janë ata që janë të rritur me bibliotekë personale, që shikojnë prindërit që lexojnë. Këto do të thotë që ne do të thotë që ne do të fillojmë me edukimin e lexuesit të së ardhmes. Edhe në fushatën që ne kemi bërë në dy vite, dhe që shumë shpejt nisim lançimin e fushatës së re do të nisim pikërisht tek lexuesit parashkollor. Lexuesi parashkollor është lexuesi që prindi i lexon me zë fëmijës. Tjetër që mund të jetë rezultateve është edhe krijimi i bibliotekave vendore edhe atyre të shkollës.

Mimoza Hysa, drejtuese e politikave për librin në Ministrinë e Kulturës

 

Njerëzit që kanë përgjegjësinë e parë jemi ne botuesit, që kemi lidhur jetën tonë me këtë proces pune. E gjithë kjo trup e botimeve shqiptare e ka shqetësimin e parë këtë, ne po bëjmë të pamundurën që të gjejmë të gjitha mundësitë e reja, korridoret e reja ku mund të komunikohet në mënyrë më direkte me lexuesin. Ndërsa, instancat shtetërore kanë padyshim pjesën e vet kanë bërë vazhdimisht shumë pak edhe po bëjnë shumë pak. Mjafton që të njohësh gjendjen e bibliotekave në Shqipëri sot. Sa funksionojnë ato, e për rrjedhojë sa funksionon pasurimi i tyre? Ka vite që institucionet e shtetit që i kanë zgjidhur, që nga taksat edhe lëndët e para që përdoren për librin, tregtimi i librit etj.,kudo mund që të kishte ndërhyrë.

Frano Kulli, botues

Ndërsa, nga INSTAT, konfirmohet edhe se numri i frekuentuesve e në Bibliotekën Kombëtare është përgjysmuar gjatë vitit 2017. Nga mbi 150 mijë që kishte qenë në vitin 2016, ka zbritur në 88 mijë lexues.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dielli: 30/08/2018 11:49

    Punoje ne nje zyre prej 5 vetash (pa perfshire shefin). Te gjithe lexojme, gazetat, email-et, materialet e punes se perditeshme. Nder keta 5 veta vetem 1 lexon edhe libra letrar. Madje i quan "projektet" personale, si per te terhequr vemendjen e te tjereve. Kuptohet qe i lexon jashte orarit te punes, por per fat te keq nuk ka me ke te diskutoje emocionet/opinionet qe i percjelle njeri liber apo tjetri. Keshtu qe besoj ne shifrat e dale nga Instati. Po te marrim ne konsiderate popullaten qe nga femijet ne mosha te afte per te lexuar 7/8 vjec, dhe deri ne moshen e vone te pleqerise (aq sa mund te mbajne syte) shume shume pak veta lexojne libra/romane/novela.

    Përgjigju
  • Mario: 29/08/2018 23:56

    Nuk ka asnje shanc qe 1 milion te mos kene lexuar, kjo shifer e tejkalon si numer thjesht forcen punetore sic jane bujqesia, ndertimi etj. Thjesht e pamundur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?