INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 3.23 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave, kontribut pozitiv kanë dhënë degët, ndërtimi me 1,43 pikë përqindje, aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,72 pikë përqindje, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me +0,66 pikë përqindje, arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,26 pikë përqindje, informacioni dhe komunikacioni me +0,26 pikë përqindje, tregti,transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +0,19 pikë përqindje, aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,09 pikë përqindje.
Negativisht kontribuoi grupi: Industri, Energji dhe Uji me -0,31 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,27 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,03 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,23 pikë përqindje.
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit sipas INSTAT u shfaq me rritje prej 0,17 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rënie prej 2,23 %. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi rritje me 0,67 %. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 0,38 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rritje me 0,71 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati rritje prej 2,71 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi rritje me 3,00 %. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi rënie me 4,36 %. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 0,83 %. Aktiviteti i Artë, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me rënie prej 4,85 %. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 0,21 %.
Leket e droges or teeeejjjjj
Përgjigju