INSTAT: Në katër muaj tregtia e mallrave bie me 8.7%, transporti më i madh në rrugë detare e tokësore

27 Maj 2020, 17:58| Përditesimi: 27 Maj 2020, 18:35

  • Share

Koronavirusi ka tkurrur edhe transportin e mallrave. Sipas të dhënave të INSTAT transporti i mallrave në muajin prill ka rënë me 5.8%, ose e thënë ndryshe është tregtuar 20 mijë ton më pak. Ndërkohë në katër muaj eksportet dhe importet e mallrave janë reduktuar me 91 miliardë lekë.

Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte në prill arriti në 353 mijë ton duke u ulur me 5,8 %, krahasuar me Prill 2019. Po ashtu edhe në raport katër mujor volumi i tregtisë është ulur me 8.7%, dhe në total ngarkim-shkarkim në porte është regjistruar 1,3 milionë ton.

Në muajin Prill 2020, volumi i mallrave të transportuar në rrugë ajrore është 79,6 ton mallra, dhe ka rënë ndjeshëm në raport me prillin e vitit 2019, me 57,2 %, dhe në katërmujor transporti ajror ka rënë me 21.3%.

Kjo rënie në volum është reflektuar menjëherë edhe tek ana financiare. Nëse në prill të vitit 2019, tregtia ishte 84 miliardë lekë, këtë vit ka zbritur në shifrën e 51,1 miliardë lekë.

Ndërsa në katër muaj të ardhurat nga tregtia e mallrave kanë rënë me 91 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muaj prill janë eksportuar në rrugë ajrore vetëm 0.2% e mallrave, në rrugë detare është eksportuar 46,2 %, dhe në rrugë tokësore 51.2%.

Për periudhën Janar-Prill eksportet më të mëdha të mallra kanë qenë nëpërmjet porteve, njëjtë si dhe për importet e mallrave. Në katër mujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me det zënë 48,5 %.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?