INSTAT: Në vitin 2019, në total u regjistruan 17 mijë e 508 biznese të reja

2 Qershor 2020, 16:34| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 16:47

  • Share

Rënia e bizneseve që regjistrohen aktivë ka nisur që në vitin 2019. Janë rreth 3 mijë e 700 biznese më pak  të regjistruara krahasuar me vitin 2018. Të dhënat i ka bërë publike Instituti i Statistikave.

Referuar statistikave ndërmarrjet e vogla aktive që u regjistruan si të tilla për herë të parë dhe me të punësuar nga 1-4 persona ishte mbi 16 mijë biznese, duke u reduktuar me afro 2.900 krahasuar me vitin 2018.

Nuk ka pësuar të njëjtën rënie regjistrimi i bizneseve të huaja në vend. Në 2019 janë regjistruar 6 mijë 443 ose 184 ndërmarrje të huaja më shumë se në vitin 2018.

Këto subjekte punësojnë në total 11.9% të punësuarve në vend, dhe 65.3% e ndërmarrjeve të hapura janë nga vendet e Bashkimit Evropian, 53.4% e pronarëve ose bashkëpronarëve janë me origjinë nga Italia dhe nga Greqia.

Aktiviteti ekonomik i bizneseve të huaja është përqendruar më së shumti tek tregtia dhe industria, dhe 77.1% e këtyre ndërmarrje janë të vendosura në Bashkinë e Tiranës dhe atë të  Durrësit.

Për vitin e kaluar janë hapur në vendin tonë biznese 3,011 nga Italia, 447 nga Kosova, 430 nga Greqia dhe në vend të fundit SHBA me 135 biznese të hapura.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?