Foto ilustruese

INSTAT: Ulet numri i lindjeve në tremujorin e dytë të vitit krahasuar me 2021-shin, popullsia shtohet me 468 persona

12 Gusht 2022, 16:55| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 17:01

  • Share

Numri i lindjeve në vend është ulur krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, por po ashtu është ulur edhe numri i vdekjeve. Kështu, Shqipëria u rrit me 468 persona gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, ndërkohë që gjatë tremujorit të parë pati një tkurrje prej 1.700 banorësh të popullsisë, sipas INSTAT.

Në tremujorin e dytë të këtij viti ka 14,8 % më pak lindje në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, me një shifër prej 5.384 foshnjash të lindura. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje.

Edhe numri i vdekjeve ka shënuar rënie 19,4% krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë viti 2021. Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje gjatë këtyre 3 muajve, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.119 vdekje.

Këto të dhëna nuk marrin parasysh lindjet dhe vdekjet e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/08/2022 17:38

    Vertet !? Ka me pak lindje por popullsia eshte rritur ? Kete vetem Milva Ikonomi mund ta arsyetoje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?