Ekonomi

Borxhet/ Institucionet dhe Bashkitë kanë 7,3 mld lekë të prapambetura! Ministria e Infrastrukturës bën investime, por nuk paguan

24 Mars, 19:36| Përditesimi: 25 Mars, 00:08

  • Share

Miliona euro të parashikuara për investime gjatë vitit të kaluar nuk u shpenzuan nga institucionet dhe bashkitë, e nga ana tjetër vjet thotë Ministria e Financave u shtuan detyrimet e shtetit për investime të papaguara.

Bazuar në të dhënat e fundit të Ministrisë për detyrimet e prapambetura, thuhet se ato u ulën nga 7.8 miliardë lekë në vitin 2023 në 7.3 miliardë lekë në dhjetor të vitit 2024. Pra u tkurrën me 525 milionë lekë!

Por ‘hallet’ e vjetra shoqërojnë institucionet qendrore e vendore. Afro 2 miliardë lekë borxhe janë vetëm për investime të bëra nga privati por janë të palikujduara nga shteti. Këtë problematikë më së shumti e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ku nga 949 milionë lekë borxhe afro 850 milionë lekë janë vetëm për investime të papaguara. 

Kategoria e tjetër me vlerën më të lartë të borxheve është ajo e vendimeve gjyqësore që lidhen kryesisht me largimet e padrejta nga puna të punonjësve të administratës. Afro 1.3 miliardë lekë detyrime i përkasin kësaj kategorie, ku pjesa më e madhe është e përqendruar tek Ministria e Brendshme me 537 milionë lekë borxhe, ndjekur nga Ministria e Shëndetësisë që ka mbi 157 milionë i ka për vendime gjyqësore. 

Më pas janë 580 milionë lekë borxhe për shërbime të papaguara, pra njëjtë si në rastin e investimeve edhe në këtë pikë, shteti nuk ka paguar për shërbimet që ka marrë, problematikë e hasur kryesisht tek bashkitë.

Sa i takon bashkive, peshën më të madhe të detyrimeve e kanë Kavaja me 737 milionë lekë, Tirana me 570 mln lekë dhe Pogradeci me 238 milionë lekë borxhe.

DETYRIMET E PRAPAMBETURA: 
-Dhjetor 2023   7,852 mln lekë
-Dhjetor 2024   7,327 mln lekë
-Diferenca          -525 mln lekë
BORXHET SIPAS KATEGORISË: 
-Investime                       2,026 mln lekë
-Vendime gjyqësore        1,291 mln lekë 
-Shërbime                         580 mln lekë
BORXHET SIPAS BASHKIVE:
-Bashkia  Kavajë        737 mln lekë
-Bashkia  Tiranë         570 mln lekë
-Bashkia  Pogradec    238 mln lekë

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?