Politikë

Raportimi i institucioneve të drejtësisë, kreu i ILD-së: Reagimet ekstreme për gjyqtarët e prokurorët, kanë çmim të rëndë! Ilir Rusi: Nuk është koha për të gjetur fajtorët

13 Tetor, 11:48| Përditesimi: 13 Tetor, 19:46

  • Share

Në Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike raportojnë sot mbi veprimtarinë e tyre vjetore për vitin 2024, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, , Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Fillimisht për të raportuar është thirrur kreu i ILD-së, Artur Metani. Metani ka falënderuar Kuvendin për aktin solem të mbajtjes një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja. Ndër të tjera, ai është shprehur se është shumë e vështirë gjetja e kufijve për shprehjen e pakënaqësive si për sistemin, ashtu dhe për deklaratat e forta kundër punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ajo që ndodhi ishte tronditëse për të gjithë. Dëshiroj të falënderoj Kuvendin për aktin solem të nderimit të gjyqtarit me 1 minutë heshtje. Solidariteti njerëzor dhe institucional është etik për tu përballur me situata të tilla. Gjetja e kufijve të duhur për të ndarë nga njëra anë problemet e sistemit, pakënaqësitë e bazuara dhe të pabazuara për punën e  gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe ana tjetër reagimet ekstreme me çmim shumë të rëndë është shumë e vështirë”, tha Metani.

Pas Metanit, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi po raporton tashmë përpara Komisionit për Çështjet Ligjore lidhur me veprimtarinë e ksaj strukture përgjatë vitit 2024.

Në nisje të fjalës së tij, Rusi u shpreh se institucionet duhet të bashkohen për të eliminuar problematikat dhe se nuk është koha për të gjetur fajtorët.

“Nuk mund ta nis duke anashkaluar ngjarjen tragjike të javës së kaluar. I bëj thirrje Presidentit, Kuvendit, Qeverisë dhe të gjitha organeve të tjera, qytetarëve, është momenti për një bashkim, për ta konsideruar Shqipërinë shtëpinë tonë të madhe dhe fatkeqësia është e të gjithëve së bashku. Të mos rendin të gjejmë fajtorët, por kemi një rrugëtim të madh, një maratonë ku jemi të gjithë pjesëmarrësit.

Qytetari shqiptar po kalon mundimet më të mëdha nga reforma në drejtësi në kërkim të shërbimit. Edhe ata, edhe magjistratët janë të lodhur nga ky rrugëtim dhe të trembur. Është koha për standarde evropiane, për të siguruar jetën e shëndetin e atyre që ushtrojnë funksione të caktuara. T’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të kontribuojmë të gjithë bashkë”, tha Ilir Rusi.

Lajmi në përditësim...

Ora 13:26
Akuzat e Berishës dhe opozitës se fshehu dënimin në Greqi/ ILD: Nuk ka pasur asnjë hetim për gjyqtaren Irena Gjoka (VIDEO)

 

 

Kreu i ILD-së, Artur Metani thotë se ILD kurrë nuk ka pasur asnjë hetim për gjyqtaren e GJKKO-së Irena Gjoka. Qëndrimi i Metanit erdhi në Komisionin e Ligjeve pas akuzave të Sali Berishës dhe opozitës kundrejt gjyqtares Gjoka, të cilët e akuzojnë se është dënuar nga Greqia për falsifikim dokumentesh, por e ka fshehur dënimin.

Ishte anëtari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PL-së, Tedi Blushi, i cili e pyeti Metanin nëse ILD ka nisur procedim disiplinor, për gjyqtaren Irena Gjoka për fshehjen e dënimit në shtetin fqinj të Greqisë. Metani tha se gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka qenë asnjëherë në inspektim nga ILD.

“Irena Gjoka nuk ka qenë asnjëherë në inspektim nga ILD. Nuk e kam thënë kurrë këtë. I mbaroj të gjitha hetimet në afat. Nuk kemi nisur asnjë hetim për të. Në koordinim me institucione të tjera, që lidhen me dekriminalizimit, jemi në pritje të fakteve për ndonjë shkelje eventuale” tha Metani.

Ndërsa pyetjes së Blushit nëse ka ankesa për prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO, Metani tha se nuk jep emra.

“Nuk jap emra. Ruajmë imazhin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh ai.

Irena Gjoka është gjyqtarja e hetimit paraprak për aferën Partizani, ku të pandehur janë Sali Berisha dhe dhëndri i tij. Ajo është shpesh objekt i sulmeve nga Berisha, i cili e akuzon si mashtruese. Ndërsa, pasi u zgjodh gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e Metës, gjyqtarja Gjoka u sulmua edhe nga Partia e Lirisë.

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • budalli lart: 14/10/2025 09:01

    ja dhe KRYEIDIOTI INSPEKTOR !!!

    Përgjigju
  • Krutanët: 13/10/2025 12:17

    A.Metani a e dini ju se çfarë bëhet me HALLEXHINJTË NË institucionet e tm ashtuquajturës drejtësi që ju RIGËTARË JENI TË PA KËNAQUR E ME KËRJESA ?DREJTËSIN nuk e bëjnë sallat,letën nuk ta rruajnë truprojet por PUNA E NDERSHME,PRA VENDIMET E DREJTA DHE JO RYSHFETEF.MOS BËNI KËTË DHE DO FLINI REHAT SI JU DHE FAMILJARËT TUAJ QË JU KAN MERAK.VRASIA E TË NDIERIT ËSHTË KAFSHËRII E VRASËSIT POR DHE RRJEDHOJ E SHOKËVE TUAJ QË KAN MBUSHUR XHEPAT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?