Institucionet nuk shqetësohen nga plehrat! Ping-pong kush do të pastrojë lumin e Tiranës

6 Maj 2020, 14:55| Përditesimi: 6 Maj 2020, 18:18

  • Share

Situata në basenin dhe sipërfaqen përreth lumit Tirana ku kamera e Report Tv një ditë më parë solli se si mbetjet i kishin zënë frymën natyrës, mbetet e njëjtë. I vetmi ndryshim është se delet sot kishin ndryshuar vendqëndrim por institucionet shtetërore as kanë denjuar të rinisin punën për të penguar përfundimin e mbetjeve në detin Adriatik. Ky lum bashkohet me Ishmin duke u derdhur në brigjet e Kepit të Rodonit e cilësuar si perla e natyrës por prej vitesh me ndotje të lartë.

ReportTv u interesua pranë ministrisë së Mjedisit e cila tha se duhet të kërkonim informacion pranë agjencisë së mjedisit tek specialisti Edison Konomi. Por kontakti i tij i telefonit del i fikur dhe s'u bë e mundur një kontakt me të as nga zyra e ministrisë së Mjedisit. Report Tv u interesua edhe pranë IKMT ku përfaqësues të këtij institucioni thanë se ata janë vetëm për të konstatuar e penalizuar shkelësit apo ndotësit me gjobë dhe procedime penale, por jo për pastrimin e territoreve. E sipas tyre pastrimi ishte kompetencë e pushtetit vendor.

Ky lumë nën këmbët e urës që lidh aksin Qafë Kashar-Rinas është hapësirë e njësisë së pushtetit vendorë, Bashkia Vorë. Pranë këtë institucioni Report Tv prezantoi situatën që raportuan nga vëzhgimi i kamerës një ditë më parë, por ky institucion na kërkoi kohë për të dhënë një përgjigje apo të vërë në lëvizje stafin për të nisur pastrimin në terren.

E teksa për fat lumi Tirana nuk është i fryrë nga reshjet për ti dërguar për pak orë në det, plastikat mbeten aty së bashku me të vetëm vizitorë para institucioneve që duan kohë të reagojnë janë delet që kullosin në fijet e barit mes ndotjes.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KUJTIMI: 06/05/2020 17:05

    QEVERIA TE NGRIHET DHE TE PASTROJNE LUMIN ,,,,POR DHE POPULLI TE MOS HEDHE LETRA E SHISHE NE LUME,,,,QEVERIA TE VENDOSE GJOBA NDAJ SHKELESVE,,DERI NE 10 MILIONE LEKE ,,DHE TE MBILLEN PEME ANES LUMIT QE TE MOS GERRYEJE TOKAT.....KEMI TOKE ME PAKICE...

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/05/2020 16:33

    Ishalla Nëna Natyrë , Zonja e Madhe e stergjysheve tanë qe e donin dhe rrespektonin aq shumë , dërrmofte gjithë funderrinat qe e shkaterruan! Ishalla ardhshin semundje për gjithë funderrinat qe për 30 vjet shkaterruan Florën dhe Faunën tonë të shenjte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?