Një analizë e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali zbulon se në të gjitha grupmoshat është e nevojshme të respektohen rregullat e distancës sociale për të shmangur infektimin. Një në pesë persona, në mesin e atyre që janë testuar pozitiv nga virusi i ri deri më tani, është midis 19 dhe 50 vjeç.
Këto të dhëna konfirmojnë sesi të gjitha grupmoshat kontribuojnë në përhapjen e infeksionit.
Analiza, nga më shumë se 8000 raste pozitive, del në rezultate se 1.4 përqind e të infektuarve janë nën moshën 19 vjeç, 22.0 përqind janë në intervalin 19-50 vjeç, 37.4 përqind midis 51 dhe 70 vjeç dhe 39,2 përqind janë mbi 70 vjeç, për një moshë mesatare 65 vjeç, nga të cilët, 62.1 përqind janë burra.
Sipas Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, koha mesatare midis datës së fillimit të simptomave dhe diagnozës është 3-4 ditë. 10 përqind e rasteve janë asimptomatikë, 5 përqind shfaqin pak simptoma, 30 përqind me simptoma të buta, 31 përqind janë simptomatike, 6 përqind kanë simptoma të rënda dhe 19 përqind janë në gjendje kritike.
Deri tani, në Itali 24 përqind e rasteve të ekzaminuara janë shtruar në spital. Më shumë se gjysma e të vdekurve nga infeksioni janë mbi 80 vjeç, dhe dy të tretat e tyre kanë 3 ose më shumë gjendje kronike para-ekzistuese.
Lajmi kryesor: