Ulsi Manja gjatë inaugurimit të laboratorit

Sociale

Instituti i Mjekësisë Ligjore me laborator të ri, Manja: Teknologji moderne sipas standardeve të BE-së

6 Shtator, 12:35| Përditesimi: 6 Shtator, 12:54

  • Share

Instituti i Mjekësisë Ligjore tashmë është pajisur me një laborator të ri toksikologjik.

Inaugurimi u bë sot (6 shtator) nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Manja shprehet se ky laborator është i ndërtuar dhe pajisur me teknologji moderne, sipas standardeve më të larta europiane.

“Sot inauguruam Laboratorin e ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore, të pajisur me teknologjinë më moderne që e vendos këtë institucion në nivel shkencor bashkëkohor, sipas standardeve të BE-së.

Ky investim vjen pas ristrukturimit të godinës së IML-së, duke e transformuar atë në një shërbim modern dhe efikas, në funksion të drejtësisë”, shkroi Manja në rrjetet sociale.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?