Vrulli i turizmit dhe rritja ekonomike do vijojnë edhe për 2025-ën në Shqipëri. Ky është vlerësimi i fundit i bërë nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike, ku parashikohet që ekonomia e vendit të rritet me 3.8% këtë vit, e do të përmirësohet më tej në 3.9% vitin e ardhshëm. Sipas këtij vlerësimi, përsëri turizmi pritet të jetë motori kryesor i rritjes ekonomike.
Ndërsa sa i takon inflacionit, pritet që për këtë vit të ulet në 2.5% nga 2.6% që vlerësohet për vitin e shkuar.
Në raport me fqinjët, Shqipëria është e dyta pas Kosovës për rritjen ekonomike, pasi rritja atje do jetë 4%, më pas renditet Serbia e Mali i Zi me 3.7%, Maqedonia e Veriut me 2.8% dhe Bosnjë e Hercegovina me 2.7%.
Përtej optimizmit, Amerika nuk po shihet më si “aleate”, por si burim pasigurie për Evropën. Raporti i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike, thotë se rikthimi i presidentit Donald Trump po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet i vështirë.
Për vitin 2025, ky institut pret që rritja mesatare e ekonomisë së vendeve të BE-së do të jetë 2.8% dhe do të ulet në 2.7% në vitin 2026. Por këto pritshmëri do të materializohen vetëm nëse Trump nuk vendos menjëherë tarifa doganore të larta për BE-së dhe nuk i jep Putinit një fitore pas shkurtimit të mbështetjes për Ukrainën.
Frika ndaj tarifave doganore është edhe më e madhe në kushtet kur SHBA është bërë tregu më i rëndësishëm i eksportit për BE-në gjatë dekadës së fundit. Caktimi i tarifave doganore thuhet në studim në kushtet kur prodhimi po bie për shkak të recesionit gjerman, do të kishte ndikim negativ edhe në Ballkanin Perëndimor.
Trump le te lehin, karvani yne ecen perpara me arritje e suksese nga viti ne vit or teeeejjjjj
Përgjigju