Ekonomi

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, turizmi ‘motori’ kryesor! Trump ‘kërcënim’ për BE

4 Shkurt, 16:50| Përditesimi: 4 Shkurt, 16:56

  • Share

Vrulli i turizmit dhe rritja ekonomike do vijojnë edhe për 2025-ën në Shqipëri. Ky është vlerësimi i fundit i bërë nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike, ku parashikohet që ekonomia e vendit të rritet me 3.8% këtë vit, e do të përmirësohet më tej në 3.9% vitin e ardhshëm. Sipas këtij vlerësimi, përsëri turizmi pritet të jetë motori kryesor i rritjes ekonomike.

Ndërsa sa i takon inflacionit, pritet që për këtë vit të ulet në 2.5% nga 2.6% që vlerësohet për vitin e shkuar.

Në raport me fqinjët, Shqipëria është e dyta pas Kosovës për rritjen ekonomike, pasi rritja atje do jetë 4%, më pas renditet Serbia e Mali i Zi me 3.7%, Maqedonia e Veriut me 2.8% dhe Bosnjë e Hercegovina me 2.7%.

Përtej optimizmit, Amerika nuk po shihet më si “aleate”, por si burim pasigurie për Evropën. Raporti i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike, thotë se rikthimi i presidentit Donald Trump po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet i vështirë.

Për vitin 2025, ky institut pret që rritja mesatare e ekonomisë së vendeve të BE-së do të jetë 2.8% dhe do të ulet në 2.7% në vitin 2026. Por këto pritshmëri do të materializohen vetëm nëse Trump nuk vendos menjëherë tarifa doganore të larta për BE-së dhe nuk i jep Putinit një fitore pas shkurtimit të mbështetjes për Ukrainën.

Frika ndaj tarifave doganore është edhe më e madhe në kushtet kur SHBA është bërë tregu më i rëndësishëm i eksportit për BE-në gjatë dekadës së fundit. Caktimi i tarifave doganore thuhet në studim në kushtet kur prodhimi po bie për shkak të recesionit gjerman, do të kishte ndikim negativ edhe në Ballkanin Perëndimor.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 05/02/2025 07:04

    Trump le te lehin, karvani yne ecen perpara me arritje e suksese nga viti ne vit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?