Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër ka mbyllur dje në mbrëmje dhe sot aktivitetet e 8 klasave private që funksionojnë për gjuhën angleze dhe lëndën e matematikës.
Të gjashtë klasat kanë qenë të populluara me nga 20-30 nxënës të moshave 15-19 vjec dhe funksiononin duke mos marrë parasysh urdhëresat e dala nga qeveria shqiptare për evitimin e grumbullimit të njerëzve në vende të mbyllura.
Sipas kreut të ISHSH Edi Sinojmeri po punohet intensivisht për zbatueshmërinë e urdhëresave dhe në këtë kuader inspektorët e ISHSH janë në terren për të identifikuar raste të tilla dhe lënë detyra afatshkurtra për të përmbushur detyrat e lëna.
Sipas Sinojmeri iu është lënë afat të gjithë operatorëve të linjave të brendshme urbane në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet për dizinfektimin e autobusëve brenda ditës së sotme në të kundërt do të operohet sipas urdhëresave në fuqi.
Lajmi kryesor:
Mbyllen sportelet, anulohet falja e namazit të xhumasë, s'ka Kuvend të enjten! Dezinfektohen ambientet dhe transporti publik! (VIDEO)
G.M./b.ha./ReportTv.al