VIDEOLAJM/ Në mes të grushtit të shtetit, instruktorja në Mianmar vazhdon e 'pa shqetësuar' stërvitjen e saj online

2 Shkurt 2021, 16:44| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 16:57

  • Share

Mianmar prej më shumë se dy ditësh është në qëndër të vëmëndjes ndërkombëtare për shkak të grushtit të shtetit në vend. Megjithatë në një video të bërë virale, një instruktore fitnesi, po kryente një stërvitje në transmetim të drejtpërdrejtë ndërsa po zhvillohej grusht shteti pas saj.

Në pamjet që ajo postoi në internet, Khing Hnin Wai pozhvillonte një seancë gjimnastike në rrugë në kryeqytetin Naypyida ndërsa kamionë tyë shumta ushtarakë i drejtoheshin ndërtesës qeveritare.

Hnin Wai për tre minuta vazhdon me stërvitjen e saj, jo e vetëdijshme për e mëdhenj dhe ushtarët që nuk po ia tërheqin vëmendjen.

Instruktorja nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte pas shpinës së saj dhe shumë e komentuan atë si një tallje për udhëheqësit arrogantë ushtarakë, ndërsa të tjerë sugjeronin se ajo po gëzohej për rrëzimin e qeverisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?