Instrumentistët e "La Scala" koncert në Gjirokastër në nderim të Nënë Terezës! Konsullja italiane: Event special në një ditë speciale

7 Shtator 2022, 20:09| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 20:13

  • Share

Artistë të teatrit të famshëm "La Scala" të Milanos kanë performuar për herë në parë në vendin tonë, në një koncert dedikuar shenjtërimit të Nënë Terezes. Kuarteti  Harqeve të Teatrit "La Scala" për herë të parë performoi në skenën e Teatrit të Gjirokastrës. Koncerti u mbajt me rastin e 6 vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

"Është një event i jashtëzakonshëm në një dite speciale si ajo e Nene Terezës. Një pune intensive për të arritur ne këtë nivel kjo u pa dhe nga reagimi i publikut ", shprehet Konsullja e Italisë në Vlorë Iva Palmieri.

Shfaqja u çel me “Kuartetin italian "E minore” të Giuseppe Verdit pasuar nga një pjesë në violinë solo e kompozitorit shqiptar Aulon Naçi.

“Nuk ka skena të mëdha apo skena të vogla, emocionet janë të njëjta kudo. Sollëm këtë mbrëmje pjesë nga kompozitorë të njohur që u mirëpritën nga publiku dhe jemi të kënaqur. Shqipëria na u duk një mjedis shumë i ngrohtë dhe mikpritës dhe do të doja ta zbuloja edhe për turizëm”– tha Massimo Polidori violonçelist i kuartetit.

Bashkë me kuartetin italian të harqeve Francesco Manara, Daniele Pascoletti, Simone Branconi, Massimo Polidori interpretuan dhe artistët shqiptarë Suela Piciri, Estela Sheshi Albana Kola dhe Dorina Laro.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?