Integrimi/ Andi Hoxhaj për Report Tv: Reforma në drejtësi avantazh i Shqipërisë! Vendi ynë më stabël për në BE, s’ka probleme etnike

14 Tetor, 19:14| Përditesimi: 14 Tetor, 21:00

  • Share

Më 15 tetor, Shqipëria do të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me BE në Luksenburg dhe do të hap kështu negociatat për grup kapitullin e parë.

Lidhur më këtë temë, pedagogu i drejtësisë në Londër Andi Hoxhaj, në një lidhje skype për emisionin, ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se reforma në drejtësi është një avantazh për Shqipërinë lidhur me integrimin në BE. 

‘Nuk është se ka pasur një vullnet të hekurt nga BE kur do të çelen negociatat dhe shpesh nuk është bllokuar për shkak të qeverisë. Reforma në drejtësi që u bë në 2016 ka dhënë rezultate dhe i jep avantazh sa i takon kapullit për reformën në drejtësi dhe sundimin e ligjit”, tha ai.

Hoxhaj tha se Shqipëria ka më shumë mundësi për të hyrë në BE, pasi sipas tij nuk ka probleme të brendshme etnike. 

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut aktualisht është larg integrimit në BE, pasi integrimi nuk është në prioritetet e qeverisë maqedonase. 

“Shqipëria ka më shumë mundësi sepse nuk ka problem etnik të brendshëm, kufinjtë janë ato që janë dhe ne nuk kemi kërkesa se duam kufinjë të tjerë. Po ashtu, nuk kemi përplasje me fqinjët, kemi pasur më herët me Greqinë. Vendete rajonit, si Maqedonia e Veriut për momentin është larg, sepse qeveria aktuale është kundër BE dhe ka pasur një përplasje. Politikisht Shqipëria më duket më stabël për në BE ”, tha ai.

Sipas Hoxhajt, duhet që të ketë një vëmendje më të shtuar ndaj pushtetit vendor në vend.

“70% e ligjeve dhe të direktiva të BE alokohen nga pushteti vendor, dhe unë mendoj se duhet të ketë një vëmendje më të shtuar për pushtetin vendor, pra sa i aftë është për të aplikuar rregullat  e BE”, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?