Kronikë

Integrimi/ Qeveria holandeze më në fund i jep 'dritën jeshile' negociatave të Shqipërisë me BE-në: Të ketë sa më parë një datë për Konferencën Ndërqeveritare

4 Qershor 2021, 21:22| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 12:20

  • Share

'Duhet sa më parë ketë një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE". Qëndrimi është i qeverisë holandeze, shtet i cili prej vitesh është një prej atyre shteteve më skeptike dhe ka penguar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian

Holanda ka miratuar kështu raportin e Komisionit Evropian dhe vlerësohet përparimi me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Qeveria holandeze ka nënvizuar në raport se Shqipëria ka bërë përparim në kushtet që i ishin vënë, megjithatë kërkohet edhe më shumë punë në dejtim të forcimit të institucioneve dhe se politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit.

Një tjetër 'porosi' holandeze është se duhet të përfundojë Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë.

“Kjo nuk do të thotë që Shqipëria së shpejti do të jetë në gjendje të anëtarësohet në BE” dhe se reformat e sundimit të ligjit janë larg nga të qenurit të plota dhe për këtë arsye do të jenë thelbësore për procesin e gjatë pas hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Ky raport i Qeverisë së Holandës pritet që më 16 qershor të dërgohet për votim në Parlamentin holandez, i cili i jep vulën përfundimtare qëndrimit të këtij vendi. 

Më 22 qershor pritet një mbledhje shumë e rëndësishme e Këshillit Evropian, ku unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa ditë më parë ministri gjerman për Evropën Michael Roth tha nga Tirana se për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

Megjithatë tashmë ka mbetur vetëm një pengesë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare që është qëndrimi i Bullgarisë. Për arsye të përplasjeve me Maqedoninë e Veriut qeveria bullgare bllokon kështu automatikisht edhe Shqipërinë, pasi pritet që përcaktimi i datës të bëhet për të dyja shtetet njëherazi.

Në BE kjo është periudhë negociatash që edhe Bullgaria të bie dakord dhe të bëhet penguese e nëj vendimi kaq të rëndësishëm jo vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por për të gjithë rajonin si dhe vetë Bashkimin Evropian.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 05/06/2021 09:04

    Deri sa te burgosen te gjith politikanet e koruptuar dhe gjyqtaret qe kan vjedhur popullin,krijuan nji varferi ,detyruan largimin e popullit nga vendi ,neve dota mesojme Hollanden mos te zbuse asgje,dje shkruajti gazeta se deputetet qe dogjen mandatet jan paguar me roga si ne perendim pa qene deputet,etj,etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?