Shqipëria ndodhet në rrugën e saj drejt integrimit të mëtejshëm në Bashkimin Evropian.
Në këtë kuadër, më 18-19 qershor, në Strasburg do të mbahet takimi i 19-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Delegacioni Shqiptar do të drejtohet nga deputeti socialist Toni Gogu, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Të Drejtat e njeriut, Shteti ligjor, Ekonomia, Media dhe Pakicat janë 5 pikat që do të diskutohen mes palëve, si pjesë e procësit të integrimit që ka nisur vendi ynë.
Në këtë takim do të jenë të pranishëm Marco Tarquino, drejtues i delegacionit të Parlamentit Europian, teksa ministri Balla do të mbajë edhe një fjalim. Gjithashtu i pranishëm edhe Paweł ŁĄCKI, pasi Polonia ka presidencën e këshillit dhe Andreas Schieder, raportues i PE-së për Shqipërinë.
Detyra e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri janë shqyrtimi i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe në veçanti, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Komiteti mblidhet dy herë në vit: një herë në Tiranë dhe një herë në Bruksel ose Strasburg.
Anëtarët e Komitetit (pala shqiptare dhe ajo e BE-së) diskutojnë tematika që kanë të bëjnë me Shtetin Ligjor, Korrupsionin, Përshtatjen e Politikës së Jashtme me atë të BE, si dhe miratojnë rakomandimet.
Rekomandimet do të konsiderohen të miratuara nëse marrin mbështetjen e shumicës së anëtarëve të delegacionit të Parlamentit Evropian dhe të delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë, të pranishmëm në takim.
Komente
