Shqipëria do të çel zyrtarisht negociatat me BE edhe për dy kapitujt e radhës, që janë 'Tregu i brendshëm dhe Konkurrenca'.
Ky proces e çon vendin një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se konferenca e katërt ndërqeveritare me BE-në do të mbahet më 18 mars.
Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian.
Ndërkohë më 17 dhjetor po të 2024-ës Shqipëria mbajti konferencën e tretë ndërqeveritare me BE-në në Bruksel ku u çelën zyrtarisht 2 kapituj me fokus tek “Marrëdhëniet me jashtë”.
Komento
Komente
