Politikë

Integrimi, ministri gjerman në Tiranë: Opozita të marrë përgjegjësi, thelloni reformat

12 Maj 2018, 12:42| Përditesimi: 12 Maj 2018, 16:50

  • Share

Ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, i ka përcjellë mesazhe të qarta dhe të forta politikës shqiptare për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ministri Rroth iu drejtua opozitës shqiptare, duke i kërkuar të marrë përgjegjësitë e veta në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi sipas tij, kjo çështje duhet të kalojë përtej konflikteve të brendshme politike.

Ndër të tjera, zyrtari i lartë deklaroi se Gjermania duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të ofruar mundësi punësimi për brezat e rinj.

Vlerësoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të gjitha ato që kanë bërë nëpërmjet përpjekjeve për të qenë pjesë e BE. Ne duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme për të ofruar mundësi punësimi për brezat e rinj që janë të domosdoshëm për vendet evropiane. Duhet një administratë profesionale, një sistem drejtësie i pa korruptuar. Pres nga qeveria të vijojë zbatimin e reformave në mënyrë konsekuente.

Michale Roth, ministri gjerman

Bisedova dje dhe me Ramën e Xhafajn, ku fokusi i bisedave kanë qenë problematiket lidhur me luftën kundër korrupsionit, terrorizmit, fusha që ne kemi ende pritshmëri për suksese të mëtejshme. Faskë Forca ka nisur veprimtarinë e vet.

KE ka dhënë rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit tuaj, tashmë po konfirmon këto arritje. Argumentet për çeljen e negociatave nuk mungojnë, perspektiva e Ballkanit Perëndimor për Shqipërinë në BE është edhe në interesin tonë.

Vlerësoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të gjitha ato që kanë bërë nëpërmjet përpjekjeve për të qenë pjesë e BE. Ne duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme për të ofruar mundësi punësimi për brezat e rinj që janë të domosdoshëm për vendet evropiane. Duhet një administratë profesionale, një sistem drejtësie i pa korruptuar. Pres nga qeveria të vijojë zbatimin e reformave në mënyrë konsekuente.

Pres dhe nga opozita të ndërmarrë përgjegjësitë e veta për të kontribuar në të gjitha këto procese. Dje bisedova me Bashën, ishte një bisedë mjaft e mirë. Sado që mund të ekzistojnë konflikte në politikat e brendshme, integrimi duhet kaluar përtej këtyre konflikteve.

Këshilla ime do të ishte që në momentin e çeljes së negociatave përfaqësues të shoqërisë civile të përfshihen në këtë proces, të gjithë ta ndjejnë këtë proces si një udhëtim të përbashkët.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • agim: 12/05/2018 17:54

    I jape Te drejt ministrit gjerman qe shqipria esht Shum larg nga perndimi gjermania ne4o-45 nuk e mposhti dot europen kurse sot e ka Ben perpsra Anglia beri Mir qe u shkput nga be.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 12/05/2018 17:35

    O Lulqime Basha. Kina te befte ate qe te ka bere koken qe lobon kunder interesave te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Alex: 12/05/2018 16:56

    Po Hollanda ju ka fajin qe ju qeverisin kriminela.

    Përgjigju
  • redi: 12/05/2018 15:21

    Zoti minister , faleminderit per perkrahjen tuaj ne rrugen e gjate per anetaresimin ne BE te vendit tone ku ka shume ghera per te ndryshuar , kurse pergjeghesine e opozites per mos hapjen e negociatave esgte e fajtuar . Luli ks lobuar te hollandezet se nenshtetas qe eshte ( une ne ejstrem kam ketkuar , qe nese 26 shtete te BE pergjigjen pozitivisht dhe Hollanda kunder , qeveria te veproj ne menyre analoge duke nderprere marredheniet diplomatike me te . Ne ligjin nderkombetar , marredheniet bilaterale ndermjet shteteve bazihen ne maredheniet e reciprocitetit . Perderisa Hollanda tregohet ekstremiste me ne te marri ate qe kerkon dhe ne rast te kundert pergjegjesune e mban qeveria shqiptare . Ne BE pi vendosin jo qeverite pir grupimet partuake , qe imponojne qeverite te ndryshme per te shell ne pushtet partneret e tyre partiak . Po te shohesh ne gjermani jane nje pjese e CDU dhe be Hollande omoliget e tyre te djathte ne pushtet

    Përgjigju
  • Hahaaaaaaa: 12/05/2018 13:51

    Per opzite qe kemi eshte mire te mare nje top m** e ta mbaje cimcakiz...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?