Ambasadorja franceze e vendosur: S'ka hapa pas, por Shqipëria ka ende kushte për të plotësuar! Në Francë më thanë të vij dhe të bëj ç'është e mundur që të hyjë në BE

10 Nëntor 2020, 09:42| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 14:09

  • Share

"Shqipëria nuk ka bërë hapa pas drejt integrimit në BE por ka ende kushte për të plotësuar".

Kështu ka deklaruar ambasadorja e re e Francës në vendin tonë, Elisabeth Barsacq, ditën e sotme nga Elbasani teksa ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE dhe porositë që ka marrë nga Franca.

Këtu prerazi ajo ka deklaruar se hapja e negociatave nuk varet nga Franca, Kroacia apo Polonia, por nga vetë Shqipëria dhe se sa ajo avancon përpara në kushtet që i janë vendosur. Ndërkaq shtoi se  në momentin që është informuar si ambasadore për vendin tonë, porosia që i kanë dhënë nga Franca është që të vijë këtu dhe të bëjë ç'është e mundur që Shqipoëria të jetë pjesë e BE. "Kjo është detyra që i vura vetes dhe mesazhi që më dhanë si ambasadore ishte shko atje dhe bëj çështë e mundur që Shqipëria të jetë pjesë e BE", tha mes të tjerash ajo.

"Tani jemi në një periudhë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh  se në mars të këtij viti këshilli europian vendosur që negociatat me shqipërinë do të hapen. Ajo që po bëjmë tani është se po shohim si do të negociohet në të ardhmen. Nuk ka hapa prapa sepse ne jemi gjithmonë të mendimit se duhet të hapen negociatat.  Siç e dini mirë  ka kushte për të plotësuar. Siç janë shteti i së drejtës lufta kundër korrupsionit janë kushte që sdua ti përmend me rradhë sepse janë thënë. Kjo nuk varet as nga Franca Kroacia apo Polonia por nga Shqipëria.
Kjo  është situata sa i përket marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve ne kemi një lajm shumë të mirë, të ardhjes në Shqipëri të agjencisë franceze të zhvillimit e cila do të vijë këtu dhe do të financojë projekte me Shqipërinë. Të gjitha këto i bëjmë së bashku me vende të tjera të BE, sepse duhet ta dini se Be është partneri nr 1 i Shqipërisë sa i përket ndihmës publike. BE është partneri nr 1 i Shqipërisë para çdo partneriteti tjetër. Kjo është krej normale sepse shqipëria është një vend europian. Ky është një proces pune që po zhvillohet dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që një ditë të jetë anëtare e BE. Puna ime këtu dhe e të gjithë ambasadorëve të Be në Shqipëri është të punojmë se bashku përtë ndihmuar Shqipërinë tja arrijë qëllimit", tha ajo.

 

Ora 09:50
Ambasadorja e vendosur: Në Francë më thanë shko në Shqipëri dhe bëj çdo gjë që një ditë ajo të jetë pjesë e BE

Ambasadorja franceze në Shqipëri Elisabeth Barsacq ka bërë një deklaratë të fortë nga Elbasani, ku ka thënë se në momentin që do merrte detyrën, atje i kanë thënë që të vijë në vendin tonë dhe të bëjë çmos që një ditë të jemi në BE.

"Skam ndërmend të kritikoj as punën e paraardhëse dhe as të politikës shqiptare. Kur isha në Paris dhe po informohesha i thashë vetes time se do bëj çdo gjë që një ditë Shqipëria të jetë pjesë e BE. Por edheShqipëria duhet të bëjë detyrën e vetë. Kjo është detyra që i vura vetes dhe mesazhi që më dhanë si ambasadore ishte shko atje dhe bëj çështë e mundur që Shqipëria të jetë pjesë e BE", shtoi ajo.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dylja: 11/11/2020 01:29

    Luja ishte ne rregull kur filloje hodhi idene e arrestimit te peshqeve te medhenj POR PESHQIT E MEDHENJ E HENGREN LUNE ASHTU SI PO E HANE PA REZISTENCE KIMIN QE JANE AMERIKANE , KORRUPSIONI I SOFISTIKUAR I POLITIKANEVE TANE DHE SIDOMOS ATA TE RILINDJES KANE PER TA FUTUR NE THES EDHE AMBASADOREN E RE TE FRANCES KESHTU QE EDHE KJO NJE VRIME NE UJE DO TE BEJE SI GJITHE TE TJERET QE KANE HIKUR DHE JANE

    Përgjigju
  • faro: 10/11/2020 14:15

    Hapat që " i ka plotësuar", Bullgaria, Rumania, Hungaria, Çekia, Sllovakia,..... VETËM me Shqipërinë sillen kështu.

    Përgjigju
  • Bes: 10/11/2020 13:51

    Halli madh te ka zene do besh shqiperine pjese te BE. Ik beni Ukraine. Jena ngop 30vjet me politikat e EU. Europa eshte shkermoq si kallamoq. Europa nuk ka prefiks prandaj eshte ne ket gjendje mjerane. Ik teregoni pralla diku tjeter ktu keni 30vjet qe lexoni te njejtin liber. Europes nuk i intereson mirqenja e ballkanike prandaj ka dekada qe financon percarje midis popujve te ballkanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?