Nga konferenca në Luksemburg, nuk munguan as batutatë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve.
Ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e kishte më të lehtë t’ia bënte pyetjen në frëngjisht, teksa e pyeti për takimin e presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa, me të cilin u takua në Bruksel sot para se të udhëtojë për në Luksemburg për konferencën e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri.
‘Mos më pyet me Chat GPT belge. E kuptoj pyetjen. Me presidentin e BE-së patëm një bisedim më të qetë për përparimin që po bëjnë në këtë rrugëtim. Për samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë më 16 maj, që do të jetë takimi më i madh në vendin tonë’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Hapen negociatat për ‘Tregun e Brendshëm’, Rama: Integrimi në BE zgjedhje ekzistenciale, ta mbyllim brenda 2030-ës! Kos: Shqipëria histori suksesi, vijoni me reformat
S.B/I.M/ReportTv.al
