Politikë

Integrimi në BE, Rama batuta: S’do të bëhemi kurrë vend si Gjermania, larg qoftë (VIDEO)

10 Shtator, 14:49| Përditesimi: 10 Shtator, 14:55

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, teksa fliste për integrimin europian të vendit, u shpreh se kjo do të ishtë trashëgimia më e madhe që mund t’u lihet fëmijëve.

Rama bëri batuta teksa u shpreh se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një vend si Gjermania, duke shtuar “larg qoftë”, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë të ruajë pjesën e gëzueshme të jetës. Kreu i qeverisë shtoi se kjo është arsyeja pse ambasadorët e huaj në vendin tonë duan të rrinë më gjatë se sa misioni i tyre dhe largohen të trishtuar.

"Unë gjithmonë e kam thënë, nuk ka pasur dyshime se për ne, procesi është po aq i rëndësishëm, nëse jo, edhe më i rëndësishëm se rezultati, ajo në të qenurit shtete, vende anëtare të BE-së, pra udhëtimi është  ai që ne kemi nevojë, sepse nëse ne bëhemi një vend i cili vepron nga ana institucionale, si një vend anëtar i Bashkimit Europian, kjo mund të ishte trashëgimia më e madhe që ne mund ti japim fëmijëve tanë, për tu rritur dhe të jetojnë në një shtet ku institucionet të funksionojnë, jo si në Gjermani, “larg qoftë”, por le të themi si në Itali ose në një vend tjetër mesdhetar, sepse ne asnjëherë nuk kemi për tu bërë Gjermania edhe nëse e kemi ndihmën e Bashkimit Europian. Prandaj, ne kemi nevojë që të mos e humbasim plotësisht mundësinë që të kemi disa gjëra të vogla në jetët tona, pjesën e gëzueshme të jetës dhe kjo është arsyeja pse të gjithë ambasadorët dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri nga sa është misioni i tyre dhe kur largohen janë gjithmonë të trishtuar", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Si komb, kemi zgjedhur të jemi në BE! Perëndimi është bërë i mërzitshëm, vetëm japin leksione


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?