Politikë

Integrimi në BE/ Rama: E nisëm nga vrima e fundit e kavallit, nuk na hidhte njeri sytë! Mund t’i mbyllim negociatat deri në 2027, do jetë rekord

19 Mars, 09:26| Përditesimi: 19 Mars, 10:08

  • Share

 

Nga Elbasani, në një takim me kandidatët për deputetët, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka shanset që deri në 2027 të mbyllë negociatat me BE. Kreu i qeverisë thotë se kjo është një shpejtësi marramendëse dhe do shënohej rekord në historinë e integrimit. Rama thotë se e nisën nga vrima e fundit e kavallit dhe askush nuk ia hidhte sytë Shqipërisë, por sot mundësia për t’u bërë pjesë e familjes europiane është me reale se kurrë.

“E para, Serbia ka nisur negociatat në vitin 2014, sot jemi 2025. Serbia është pas nesh. Mali i Zi i ka nisur negociatat në 2012. Sot e kemi arritur Malin e Zi dhe jemi krah për krah, plani është që ne dhe Mali i Zi të futemi në BE dhe BE të japë sinjal të qartë që po zgjerohet. Sot jemi me fatin europian që na buzëqesh për herë të parë. Për herë të parë kemi votim gjeopolitik dhe Maqedonia është bërë kandidate për t’u futur në BE në 2005, sot akoma s’i ka hap negociatat. Ne i kemi hapur negociatat vjet dhe mund t’i mbyllim në 2027, që është një shpejtësi marramendëse. Do jetë rekord. E filluam nga vrima e fundit e kavallit, nuk na hidhte njeri sytë atëherë dhe sot mund të jemi vendi që i ka bërë negociatat më shpejt nga të gjithë, 3 vjet nuk ndodh. Negociatat janë punë kolosale, janë si faqe afro 300 mijë fletë, janë ligje vendime, një kuadër i tërë rregullator dhe janë edhe marrëveshje të vazhdueshme. Nëse ne lëkundemi më 11 maj, nuk e kapim 2027 dhe nuk e dimë ca ndodh në Europë. Atyre u ka ndodhur një tronditje dhe janë fokusuar dhe thonë duhet t’i marrim Shqipërinë dhe Malin e Zi menjëherë brenda”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama ftesë Dashnor Sulës nga Elbasani? PS shtëpi e hapur, por të dezinfektohet nga 'morrat' e kënetës! Partinë ia vodhën natën (VIDEO)


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?