Politikë

Integrimi në BE, Rama takime në Bruksel me Borrell dhe Varhelyi(VIDEO-FOTO)

18 Maj 2021, 23:07| Përditesimi: 18 Maj 2021, 23:21

  • Share

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme në Bruksel me komisonerin për Zgjerim  Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ku është diskutuar e ardhmja integrues e Shqipërisë dhe e gjithë rajonit në BE. Takimet individuale u përmbyllë në fund me një dark pune në Bruksel ku liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku me komisionerin Oliver Varhelyi dhe Joseph Borrell ishin të pranishëm, ku bisedimet u fokusuan në shpalljen e këtij viti si të Ballkanit Perëndimor për të ecur para me integrimin.

Në një postim në twitter edhe Joseph Borrell tha se priti në një takim informal 6 liderat e Ballkanit, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama, ku u fol për rëndësinë kyçe që Ballkanit Perëndimorë ka për vetë BE-në

“Sot kam pritur 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky është një takim informal me liderët e Ballkanit. Takimi na jep mundësinë që të flasim më shumë për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi kyçe për vetë BE-në”, tha Borrell

Ora 23:12
Rama publikon foton e veçantë nga Brukseli: Rruga për Tiron o knej

Kryeministri Edi Rama pas darkës së punës së zhvilluar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel në Bruksel ka postuar një foto ku ka treguar se po kthehet drejt Shqipërisë.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale një foto të veçantë ku shihen policë mbi motor, ku në dixhiturë shkruan; ‘Rruga për Tiron o knej…’

Foto e postuar nga Rama
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Badabing: 19/05/2021 06:51

    Ky popull ka koh qe eshte integruar , BE po do integrim e politikes dhe politikanteve shqiptar, hajde se nga shekulli tjeter mund edhe te bashkohemi

    Përgjigju
  • A. N.: 19/05/2021 06:42

    Do kene thene policet: 1 emigrant me pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?