LUKSEMBURG – Shqipëria hapi këtë të hënë grupkapitullin "Tregu i Brendshëm", i treti në total që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në konferencën e katërt qeveritare të zhvilluar sot në Luksemburg, ishte i pranishëm vetë kryeministri Edi Rama, i cili në fund të takimit pati nje dalje të përbashkët për mediat me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë.
Kryeministri Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për mbylljen e negociatave me BE deri në 2027, duke punuar për mbylljen e grupkapitujve dhe kapitujve me një ritëm pune shumë të lartë.
"Më lejoni që të theksoj që së bashku me Komisionin dhe nën udhëheqjen mjaft të disiplinuar të Martës kemi rënë dakord për një agjendë mjaft ambicioze. Po presim me padurim që të sigurohemi së bashku që brenda 2027 të gjithë grup-kapitujt, jo vetëm të jenë çelur, por edhe të jenë mbyllur.
Është vërtetë super ambicioze, por jemi këtu sot për të rikonfirmuar vullnetin tonë të fortë, vendosmërinë tonë dhe pasionin tonë të plotë për të arritur këtë objektiv.
Jam i sigurt që të dy miqë e mi të dashur në të majtën time dhe shumë prej jush këtu e kanë dëgjuar këtë më parë, por ia vlen ta përsëris “Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është shumë më tepër sesa një ambicie politike apo ekonomike, është një zgjedhje ekzistenciale jete, nga një vend, ku kurrë nuk jemi lejuar të zgjedhim për shekuj e breza të tërë tek një e ardhme, të cilën gjithmonë kemi dashur ta kemi”,-tha Rama.
Komisionerja Kos u zotua se nëse Tirana vazhdon të punojë me këtë intensitet të demostruar deri tani në zbatimin e reformave, ajo do të bëhet një "avokate" e Shqipërisë në familjen e madhe europiane, me qëllim anëtarësimin e saj.
"Ne po punojmë me një ritëm shumë ambicioz dhe nëse Shqipëria realizon zbatimin e reformave të nevojshme, unë do të jem avokati juaj më i mirë në Bruksel dhe në të gjitha shtetet anëtare, kështu që mesazhi im për qytetarët shqiptarë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është padyshim në BE. Nuk ka dyshim për këtë",- tha Kos.
Sikorsi tha se grupkapitulli i hapur sot është jetik për integrimin ekonimik të Shqipërisë në BE dhe përgëzoi vendin për përkushtimin e saj në rrugën drejt familjes së madhe europiane.
"Jam i lumtur që gjendem këtu sot së bashku me Kryeministrin Rama dhe Komisioneren Kos, pas një konferencë shumë të suksesshme ndërqeveritare me Shqipërinë, gjatë së cilës grupkapitulli i dytë i negociatave kushtuar tregut të përbashkët, u çel.
Kapitujt që hapëm sot janë jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE-së, ato mbulojnë fusha kyçe ekonomike. Reformat e nevojshme do të çojnë në përputhshmëri ekonomike me BE-në, do të rrisin mundësi tregtare dhe po kështu do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investime.
Ju përgëzoj kryeministri Rama dhe qeverinë tuaj për përpjekjet tuaja dhe dedikimin e qartë ndaj rrugëtimit ndaj BE-së dhe më duhet të përsëris veten për faktin që shumica dërrmuese e popullit shqiptar mbështet rrugën në të cilën ju jeni. Kjo është një shtysë pozitive për ne, për të përshpejtuar procesin e negociatave.
Përgëzoj Shqipërinë, që është një partnere e besueshme në fushën e sigurisë si aleate e NATO-s dhe një mbështetëse e palëkundur e Ukrainës. Përgëzoj qytetarët e Shqipërisë veçanërisht, sepse konferenca e sotme shënjon një hap shumë të rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. BE-ja është e ardhme e mirë, e sigurt dhe e begatë qysh se kur ne kemi përjetuar në Poloni që prej vitit 2004 dhe ata që janë larguar nga BE-ja, janë penduar tashmë për këtë",-tha Sikorsi.
Grupkapitulli i II-të I negociatave përmban:
- Kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave)
- Kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve)
- Kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime)
- Kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit)
- Kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare
- Kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale)
- Kapitulli 8 (Politika e konkurrencës)
- Kapitulli 9 (Shërbimet Financiare
- Kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë. Me konferencën e katërt sot bëhen 3 grupkapitujt, ndërsa mbeten edhe 3 të tjerë, Konkurrueshmëria, Agjenda e Gjelbër dhe Qëndrueshmëria.
Nga konferenca në Luksemburg, nuk munguan as batutatë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve.
Ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e kishte më të lehtë t’ia bënte pyetjen në frëngjisht, teksa e pyeti për takimin e presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa, me të cilin u takua në Bruksel sot para se të udhëtojë për në Luksemburg për konferencën e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri.
‘Mos më pyet me Chat GPT belge. E kuptoj pyetjen. Me presidentin e BE-së patëm një bisedim më të qetë për përparimin që po bëjnë në këtë rrugëtim. Për samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë më 16 maj, që do të jetë takimi më i madh në vendin tonë’, tha ai.
Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për takimin e presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa, me të cilin u takua në Bruksel sot para se të udhëtojë për në Luksemburg për konferencën e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Rama tha se në fokus të këtij takimi ishte samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë si edhe situata në rajon.
‘Me Presidentin e Këshillit Evropian patëm një diskutim të gjerë për përparimin që po bëjmë në këtë rrugëtim, për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë, ku po e presim me padurim këtë takim të madh në historinë tonë.
Bëmë një bisedë rreth situatës në rajon. Ishte një bisedë e shkëlqyer sepse Presidenti është një person shumë i njohur dhe i përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor. Ishte shumë mirë, por dua të theksoj edhe njëherë: ritmi i hapjes së grupkapitujve dhe kapitujve i takon Komisionit. Por ne duhet të sigurohemi që zonja në këtë sallë të jetë gjithmonë e lumtur me ne.
Po, ne po presim me padurim të bëhemi pjesë e kësaj Perandorie. Sepse kemi qenë pjesë e disa perandorive, dhe kjo është perandoria në të cilën duhet të jemi dhe ne jemi shumë besnikë ndaj perandorive.
Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm”, ndërsa eurokomisionerja Marta Kos në një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama nga Luksemburgu tha se vendi ynë është shumë afër arritjes së objektivit për të mbyllur integrimin brenda vitit 2030. Kos bëri thirrje që Shqipëria rë vijojë me zbatimin e reformave, duke theksuar se do të jetë “avokate” për vendin tonë.
“Faleminderit i dashur kryeministër! I dashur Ministër! Shqipëria është vërtete një histori suksesi e procesit tonë të zgjerimit dhe sot kemi hedhur një tjetër hap drejtë anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Zgjerimi për mua është më shumë sesa t’i shtosh BE-së një vend. Ai ka të bëjë me bashkimin e Europës. Radek dhe unë jemi brezi i 2004-ës, i ashtuquajtur brezi i 2004-ës, kështu që mund të themi në vet të parë se cilat janë përfitimet e vendeve tona. Vendi yt është më i madh se i imi, por se çfarë kanë përfituar vendet tona nga anëtarësimi në BE dhe në fakt është diçka e bukur për t’u parë, së pari sepse ne vetë mund ta shpjegojmë sesi ishte kur aplikuam dhe sesi është 20 vjet më vonë.
Kështu që, faleminderit i dashur ministër Sikorski për mbështetjen tuaj vërtetw të madhe, që ne të mund ta zhvillonim konferencën e parë ndërqeveritare gjatë presidencës suaj dhe faleminderit ekipit tuaj që e bëri të mundur këtë. Dhe në fakt është lajm i mirë dhe për qytetarët e Shqipërisë, si qytetarë të ardhshëm të BE dhe është rezultat i vendosmërisë së autoriteteve në Shqipëri për të realizuar reformat përgjatë shumë viteve. Dhe është po kështu dhe arritja e shumë nëpunësve civilë, që punojnë çdo ditë për procesin e zgjerimit. Është një punë e madhe po. Mund të jem si ta them, një trajnere e fortë apo një kronometër, por në mënyrë që të jemi në gjendje të japim rezultate, duhet të jesh dhe motivues, kështu që shpresoj fort që ta kem përmbushur dhe këtë detyrë.
Shpresoj që ky do të jetë i pari i shumë kremtimeve këtë vit.
Thirrja ime per veprim është që të kremtojmë çdo hap të vogël të hedhur sepse kjo ditë është më e rëndësishme se kurrë dhe do donim që të çelim të gjithë kapitujt negociues dhe të nisnim të mbyllnim kapituj sepse plani është që të çelim të gjithë kapitujt këtë vit dhe pastaj nga viti tjetër të nisim t’i mbyllim.
Do të duhet po kështu ta shohim çeljen e grup kapitullit sot, të tregut të brendshëm si një perspektivë shumë të rëndësishëm në kuadrin e sotëm, sepse ndërkohë që proteksionimi dhe tarifat po kthehen në shumë pjesë të botës, puna jonë për këtë kapitull, grupkapitull është të heqim këto barriera, është për të përmirësuar konkurueshmërinë, për të siguruar standardet e larta të prodhimit, të sigurojmë mundësi të shumta ekonomike për të dyja palët për kompanitë në Shqipëri e për kompanitë në BE.
Po kështu ka të bëjë me më shumë mirëqenie për të gjithë, sigurisht.
Tashmë po ç‘kyçim dhe po marrim shumë nga përfitimet e tregut të përbashkët për Shqipërinë me integrimin gradual dhe ndërkohë vendi po hyn në këtë treg përmes planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe kjo po e lehtëson tanimë biznesin dhe po sforcon zinxhirin e vlerës europiane për të krijuar mundësi të reja. Për shembull Shqipëria është bashkuar tashmë me hapësirën e përbashkët të pagesave ne euro. Kemi në fakt guvernatorin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, më vjen mirë që ju kemi këtu. Presim me padurim që të fillojmë me shpejtësi të plotë gjatë vjeshtës dhe kjo nënkupton që sipërmarrësin e rinj në Tiranë mund të marrin pagesa nga klientë në mbarë Europës njësoj si një biznes në Vjenë apo në Bruksel.
Anëtarësimi i plotë më tej do t’i çliroje, do t’i japë të gjitha këto përfitime dhe ky është objektiv dhe në kuadër të mandatit të këtij komisioni. 2030 është në rregull zoti kryeministër? Është në rregull. Për të arritur këtë angazhimet politike duhet të vazhdojnë sidomos në zona kritike, si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë, e çështjet e pakicave dhe sigurisht edhe liria e shprehjes sepse përmbushja e piketave të ndërmjetme patjetër që është e nevojshme.
U tha që ka një përqindje të jashtëzakonshme në Shqipëri, që është pro europiane më shumë se 95% dhe është sa u takon konsensuseve kombëtare më i larti në Europë dhe më i larti mes vendeve kandidate dhe ky duhet të shfrytëzohet për të angazhuar të gjithë sektorët e shoqërisë komunitete vendore sepse duke folur nga përvoja ime nëqoftëse të gjithë qytetaret e Shqipërisë do ta ndjejnë se çfarë nënkupton dhe çfarë sjell anëtarësimi, atëherë kështu do të jetë mirëfilli kjo pjesë e BE.
Ne po punojmë me një ritëm shumë ambicioz dhe nëse Shqipëria realizon zbatimin e reformave të nevojshme, unë do të jem avokati juaj më i mirë në Bruksel dhe në të gjitha shtetet anëtare, kështu që mesazhi im për qytetarët shqiptarë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është padyshim në BE. Nuk ka dyshim për këtë. Sot, ne jemi më pranë arritjes së këtij objektivi se kurrë ndonjëherë dhe komenti i fundit: suksesi juaj ka një ndikim më të gjerë sepse mund t’i tregoni të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor që me punë të madhe dhe me vendosmëri kjo mund të bëhet hap pas hapi”,- tha Kos.
Kos e cilëson Shqipërinë histori suksesi, ndërsa qytetarëve shqiptarë u tha se Shqipëria e ka vendin në BE.
“Shqipëria është histori suksesi e procesit tonë të zgjerimit dhe sot kemi hedhur një tjetër hap në zgjerim. Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është i qartë, e ardhmja e Shqipërisë në BE. Sot jemi më pranë arritjes së këtij objektivi më shumë se asnjëherë. Sot jemi më pranë kësaj arritje se asnjëherë. Suksesi juaj ka një kuptim më të gjerë. Sepse mund t’i tregoni Ballkanit Perëndimor që me përkushtim mund të arrihet çdo gjë”, tha Marta Kos.
Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosłaë Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, kryeministri Rama se synimi është që brneda 2027 duhet që të mbyllen të gjitëh negociatat me grupkapitujt.
'Dua të bashkoje me ju në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë ukrainas mbështes çdo fjalë që në mënyrë kaq elokuente thatë për atë që ka ndodhur jo shumë larg nga këtu në tokën europiane si një krim i pamohueshme luftë. 6 muaj më para qëndroja këtu në këtë sallë kur çelëm bisedimet për grupkapituillin 1 dhe u kthyem sërish për atë të 6 dhe sot jemi këtu për të ecur para me grupkapitullin 2, dhe dua të shpreh fjalë mirënjohje për presidencën polake dhe angazhimin e palëkundur për ta çuar para këtë proces, jemi mirënjohës ndaj shteteve anëtare të BE për të realizuar këtë gjë.
Duke pasur parasysh se prej nga vijmë falënderimet tona shkojnë edhe për për komisionerin europian dhe Marta Kos që si e thash dikur thyente rekorde duke çarë ujin dhe u bë kampione vendit të saj dhe tashmë është bërë kronometri i vendeve tona që mbanë ritmin që çdo lëvizje të ta çojmë para.
Me Martën kemi rënë dakord për një agjendë ambicioze dhe po presim me padurim që të sigurohemi që të gjithë grupkapitujt të jenë çelur brenda 2027 me vendosmërinë tonë dhe pasion tonë të plotë për të arritur këtë objektiv. Për Shqipërinë anëtarësimi në BE është më tepër se një ambicie politike është një zgjidhje ekzistenciale jete', tha ai.
Komente
