Bëhuni gati për në BE, investoni në teknologji dhe burime njerëzore. Kjo ishte thirrja që ju drejtua sipërmarrjes shqiptare nga drejtori i Doganave Gent Gazheli në një forum që u mbaj të Tiranë për dialogun Dogana-Biznes. Rruga e integrimit ka kosto për bizneset të cilat nëse nuk i bëjnë ballë konkurrencës së tregut evropian mund të përballen me falimentime.
***
Rruga për në tregun e madh evropian rezervon sfida dhe kosto për sipërmarrjen shqiptare, e cila duhet të investojë në disa drejtime për të konkurruar kompanitë e shteteve të Bashkimit Evropian.
"Afatet për negociatat teknike për kapitullin 29 janë brenda vitit 2027 dhe për këtë arsye koha nuk pret as për ne por as për sektorin privat për të përafruar burimet njerëzore, teknologjike dhe pikësëpari mentalitetin për tregun e përbashkët evropian", tha drejtori i doganave Gent Gazheli.
Sipërmarrja shqiptare duhet të bëhet faktor në tregun e BE-së, por shumë biznese mund të falimentojnë nëse nuk investojnë për të arritur standardet evropiane, tha kryetarit të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.
“Të ndërgjegjësoheni për sfidat tona, të jemi në hapin e duhur për t'u bërë pjesë e tregut evropian. Integrimi mund të jetë sukses por edhe dështim, sepse ka standarde të larta BE, nuk duhet të kalojmë në nënkontraktorë të kompanive të huaja”, tha Jaka.
Në forumin Dogana-Biznes të organizuar nga Dhoma e Tregtisë në Tiranë ‘Kapitulli i 29, Bashkimi Doganor”, ishte kryefjala e diskutimeve, në kushtet kur bizneset shqiptare duket se ende nuk janë gati.
Drejtori i përgjithshëm i doganave Gent Gazheli, tha se përtej investimeve nga vetë sipërmarrja për të zhvilluar kapacitetet e saj apo përafrimeve ligjore me BE-në, brenda 2030-ës synohet që veprimet doganore të jenë tërësisht digjitale, për do të bërë të mundur që bizneset dhe qytetarët të marrin shërbime më të shpejta, të sigurta dhe transparente.
Komente
