Ballkani i Hapur/ Ministrja gjermane në Tiranë: Mbështesim nismat rajonale për treg të përbashkët, Shqipëria gati për negociatat! Ahmetaj: Integrimi s’mund të pengohet nga lojëra të vendeve të treta

18 Janar 2022, 07:24| Përditesimi: 18 Janar 2022, 14:28

  • Share

TIRANË-Për Qeverinë e re gjermane nuk ka asnjë qëndrim të ndryshuar për Shqipërinë. Vendi ynë i ka plotësuar kushtet dhe duhet të hapen sa më parë negociatat me Bashkimin Evropian. Mesazhin e ka dhënë në Tiranë ministrja e re federale për Evropën, Anna Luhrmann.

Pas takimit me zv. kryeministrin Ahmetaj, Luhrmann nënvizoi shpreson që 'vetoja' bullgare të marrë fund sa më shpejt, ndërkohë që nga ana e tij zv. kryeministri shqiptar tha se integrimi nuk mund t'i lihet lojërave të vendeve të treta.

Ministrja gjermane mbështeti hapur edhe nismat si 'Ballkani i Hapur'. Ajo tha se Procesi i Berlinit mbetet prioritar për Qeverinë federale por nismat e liderëve të rajonit janë të mirëpritura dhe duhet të çojnë drejt një tregu rajonal. Sipas saj duhet të bëhet gjithçka që të jenë gjithëpërfshirëse.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e para, pas Francës në dhjetor, që ministrja gjermane e Evropës i viziton që kur ka ardhur në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar. Një dëshmi kjo, që qeveria e re mes të gjelbërve, socialdemokratëve dhe liberalëve, sikurse e ka shprehur dhe në marrëveshjen e koalicionit, e merr seriozisht perspektivën evropiane të rajonit. Qysh në pjesëmarrjen e saj të parë në takimin e rregullt të Këshillit të Ministrave të Evropës, që u mbajt në 14 dhjetor në Bruksel, Luhrmann kërkoi fillimin e konferencave ndërqeveritare me dy vendet.

 

Ora 10:51
A duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut, ja si përgjigjet Ministrja gjermane për Europën

 

Ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann nuk ka dhënë një përgjigje prerazi nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut, por tha se ka marrë sinjale pozitive nga Bullgaria e se kjo do të ndihmojë në çuarjen përpara të procesit të integrimit.

“Që prej marrjes së detyrës së re në bisedat e mia në Bruksel, e kam diskutuar këtë çështje që të ecim përpara në nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, muajin e ardhshëm ne do e diskutojmë në forumet në Bruksel, dhe në të ardhmen e afërme do bëjmë përpara në këtë drejtim.

Për ne ka rëndësi që të ecim sa më shpejt në këtë rrugë në nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kemi marrë sinjale pozitive dhe nga Bullgaria që të gjejmë në një moment sa më të afërm për një zgjidhje sa më të përshtatshme”, tha Luhrmann.

Ora 10:43
Ministrja gjermane në Tiranë: Mbështesim 'Ballkanin e hapur' dhe tregun e përbashkët rajonal! Të jetë gjithëpërfshirës

 

Gjermania mbështet nismat për bashkëpunim rajonal dhe formimin e një tregu të përbashkët me 4 liritë e mëdha të lëvizjes. Mesazhi është dhënë në Tiranë nga ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann.

Pas takimit që zhvilloi me zv. Kryeministrin Ahmetaj ajo u shpreh se Procesi i Berlinit mbetet i një prioriteti të madh edhe për Qeverinë e re të Gjermanisë.

"Ne mbështesim nismat e bashkëpunimit të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtu të përfshihen të gjashta vendet dhe nismat duhet të jenë gjithëpërfshirëse.  Duhet të ngrihet tregu i përbashkët rajonal. 4 liritë e mëdha, e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, janë thelbësore për zhvillimin e rajonit", tha ajo.

Ministrja lavdëroi avancimin e Shqipërisë për reformat.

"Për mua është e rëndësishme të dërgoja një mesazh këtu në Shqipëri, ndaj dëshiroj të bëj të qartë se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë një perspektivë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Në bashkëpunojmë ngushtësisht në shumë sektorë. Pikërisht këtë vit kur Shqipëria ulet për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB ne gëzohemi që do të mund të mbështetemi te Shqipëria si partner i besueshëm.  Shqipëria ka bërë hapa para edhe në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar. Kjo meriton një lavdërim të madh. Në këtë rrugë do të duhet të vijohet më tej me vendosmërinë. Dhe këtu janë të nevojshëm si Qeveria dhe opozita, hapat pas do ta dëmtonin procesin", tha ajo.

Ora 10:35
Ministrja gjermane e Europës në Tiranë, Ahmetaj: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE s’mund të lihet si vakum për lojëra nga vendet e treta, i kemi bërë detyrat e shtëpisë

 

Në konferencën për shtyp, zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj tha se Shqipëria i ka përmbushur detyrat dhe se është koha për të çelur negociatat me Bashkimin Europian. Ai e cilësoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i domosdoshëm, duke theksuar se nuk duhet të lihet si vakum për mundësi për lojëra nga vendet e treta.

“Shqipëria vazhdon të referojnë një mbështetje rreth 90% për procesin e integrimit në BE, i shpreha keqardhjen se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, sot që flasim nuk k asnjë vend anëtarë të BE që të ngrejë një problematikë në Shqipëri, që të pengojë hapjen e negociatave, edhe pse Komisioni e konfirmon këtë, akoma besoj në 6 muajt e ardhshëm shpresojmë të kemi hapjen formale të negociatave, në bazimin e meritës ku Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Jemi gati të kapim kohën e humbur. Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto element e bëjnë integrimin strategjik”, tha Ahmetaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dajti: 18/01/2022 21:44

    Lutje- enough Ju lutemi gjithe gazetave dhe medieve mos jepni me lajme te tilla si gjermania mbeshtet anetaresimin ne shqiperise ne bashkimin e Erupean, BE mbeshtet, Italia,Franca ktheu mendje, hollanda me ne fund eshte dakord , etj etj. Nuk i durojme dot me, mos jepni fare lajme te tilla se na cmendet. Po u be anetare athere jepni nje lajm. Zot i madh kini meshire se na cmendet me keto kujdesje qe paskan evropinate e qelbur te na anetarsuar ne ne BE.Shkofshin ne djall qeverite e europes bashke me BE

    Përgjigju
    • Rezorti me Kokaine: 19/01/2022 09:38

      RK ke qene, RK je dhe RK do ngelesh

  • Fshati: 18/01/2022 14:40

    Sa shume po e mbeshtet Gjermania kete ballkanin e vapeur, me sa duket jane perpjekjet per tu bere pjese e ballkanit te hapur.

    Përgjigju
  • Emisioni: 18/01/2022 07:53

    Aman ke paska takuar. Ky eshte si ato shishet e riciklushme. Sa me shume perdoret aq me teper pis behet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?