Mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare, Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, e cilëson si vendim për shkak të problemeve të brendshme të vetë BE. E ftuar në "Pa Protokoll", Mesi u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli dhe se për herë të parë të 27 vendet e BE nuk kishin asnjë kundërshti, por vendimi nga Unioni është politik.
Sipas Mesit, Europa po bëhet gjithnjë e më shumë populiste, ndërsa shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk do të ishte një axhendë fituese për partitë politike që kandidojnë në vendet e BE.
"Shqipëria vazhdon dhe ndjek reformat. Vjet për herë të parë u futën në shumë detaje deh pjesa e Brukselit, duke specifikuar edhe prioritetet, që mua mu dukën si klauzolë shtesë për t'u zvarritur. Këtë vit duket sikur problemi është Maqedonia e Veriut. Për Shqipërinë është hera e parë që 27 vende të BE dakordësojnë që të gjitha ato objektivat janë realizuar, nuk ka asnjë pengesë de jure dhe teknike, por vendimi nga Unioni është politik. Mos harroni që gjatë 2 apo 3 viteve të fundit kanë pasur dhe ata zgjedhjet e tyre, Europa po bëhet gjithnjë e më shumë populiste, axhenda e tyre e brendshme kombëtare është shumë më shumë nacionaliste, për pjesën e zgjerimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimorë nuk do të ishte një axhendë fituese për partitë politike që kandidojnë në vendet e BE", tha Mesi.
Konfliktin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që u përdorën si argument për mos caktimin e një date për Konferencën e Parë Ndërqveritare, Mesi e sheh si një pretekst, ndërsa thekson se nëse BE do të ishte gati për zgjerim, do të ndërhynte për ta zgjidhur.
"Nëse i futesh historisë, Ballkani ka gjithmonë probleme, por nëse BE është gati, ndërhyn dhe zgjidh çdo problematikë, u shpreh ajo.
Provimet i ka marre por hala si ka ardhe diploma .hahahahaha. Ca po i ban europa shqiperise ja ben qeveria rinis.Si ka mundesi qe gjithe kto qe jane te lidhur me qeverin e shohin bardh gjithshka. Duhet te gjith shqiptaret te punojne ne qeveri e do kemi mundesi te gjithe ta shohim bardh shqiperin.
Përgjigjute shash vendin tend sesht mir pash zotin ca kushtesh jan plotsu.ne dy prona jan 3 gabime hedh gabim.ne hart.siperfaqe futja kot etj...te ftoj te besh rrugen qe bej un cdo dit...te ftoj te na tregoni cilsin e karburantit qe hedhim cdo dit ne makinat tona... pastaj ver boj sa te duash per plotesimin e kushteve..
PërgjigjuPash nji ksaj zoje po i bajne syte TIK-TOK prij zhirve t lavatriceve t pareve qeveritare
Përgjigju