'Integriteti t'ju shoqërojë kudo' ky ka qenë mesazhi që ambasadori i BE, Luigi Soreca ka dhënë për 10 prokurorët e rinj të miratuar ditën e mërkurë.
Soreca, përmes një reagimi në Twitter, është shprehur i lumtur që 10 prokurorët e rinj do të përfaqësojnë drejtësinë e re në vend dhe do të jenë zbatuesit e parë të reformës në drejtësi.
'Shumë i lumtur që fola me 10 prokurorët e rinj në ceremoninë e betimit para Këshillit të Lartë. Së shpejti ata do të arrijnë destinacionet e tyre në 9 zyra lokale. Ata përfaqësojnë gjyqësorin e ri në Shqipëri, rezultat i Reformës në Drejtësi. Urime! Integriteti t'ju shoqërojë kudo', shkruan Soreca.
10 prokurorët e rinj nga nesër do të jenë në të gjithë vendin për të nisur detyrën dhe vazhduar hetimet e lëna në mes nga prokurorët e shkarkuar prej vettingut.
Lajmi kryesor:
VIDEO/Betohen 10 prokurorët e rinj! Soreca: Jeni e ardhmja, zbatoni reformën (Në ceremoninë e betimit edhe një vogëlushe)
G.M./ReportTv.al