Kultura

Intelektuali dhe shkrimtari Daut Gumeni shpallet ‘Nder i Qarkut Gjirokastër’

9 Qershor 2021, 20:38| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 20:40

  • Share

Shkrimtari Daut Gumeni është shpallur ditën e sotme ‘Nder i Qarkut Gjirokastër’. Në një ceremoni ku ishin prezentë miq, kolegë e personalitete vlerësuan intelektualin Daut Gumeni si një nga personalitetet e shquara kombëtare që me jetën e veprën e tij publicistike, studimore e letrare i ka dhënë shoqërisë shqiptare.

Ceremonia e dhënies së titullit të nderit u organizua nga Këshilli i Qarkut dhe u mbajt në Universitetin "Eqrem Çabej". Dorëzim i titulli për intelektualin dhe shkrimtarin Gumeni u bë nga kryetarja e Këshillit të Qarkut, Lindita Rova.

“Dauti është një nga shembujt e luftëtarit të paepur për liri e përparim njerëzor, humanist dhe mendimtar i letrave shqipe”, tha Rova gjatë ceremonisë.

Vetë Gumeni është shprehur i emocionuar për këtë titull të lartë të akoorduar nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër.

Daut Gumeni lindi në fshatin Gusmar të Tepelenës. Ai ndoqi shkollën pedagogjike ”Pandeli Sotiri” në Gjirokastër ku që atëherë ai shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste. Në këto vite filloi të shkruajë poezi e të konfrontohej me skematizmin e letërsisë së realizmit socialist. Ai punoi si mësues i matematikë-fizikës në rrethin e Tepelenës. Ishte 24 vjeç, kur, në vitin 1967, arrestohet për agjitacion e propagandë kundër Partisë e Pushtetit Popullor dhe për 23 vjet e gjysmë, vuajti dënimin e rreptë të të burgosurit politik, deri në vitin 1990. Një nga kryeakuzat ishte se kishte shkruar poezi reaksionare: antikomuniste e antisocialiste. Pas viteve ’90 ai ka punuar në disa poste të ndryshme shtetërore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?