Presidenti iranian Masoud Pezeshkian u plagos gjatë njërit prej sulmeve izraelite ndaj Iranit muajin e kaluar, konfirmuan dy burime të inteligjencës amerikane për CBS Neës.
Mediat iraniane raportojnë se Pezeshkian po merrte pjesë në një takim të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit kur Izraeli sulmoi ndërtesën dhe se presidenti u plagos në këmbë ndërsa ikte përmes një boshti emergjence.
Agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, tha se sulmi i 16 qershorit goditi një ndërtesë në lagjen Shahrak-e Bagheri të Teheranit gjatë një takimi të nivelit të lartë ku morën pjesë Pezeshkian, kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe kreu i gjyqësorit Mohseni Ejei.
Konflikti 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit vrau qindra njerëz në Iran dhe 28 persona në Izrael. Midis të vrarëve ishin Gjenerali Hossein Salami, komandant i Gardës Revolucionare, dhe Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, kreu i programit të saj të raketave.
Komente
