Foto ilustruese
Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, Rusia po punon për krijimin e një arme hapësinore të aftë të shkatërrojë satelitët dhe të mbajë një ngarkesë bërthamore. Kjo teknologji mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën.
Raporti thekson gjithashtu se sateliti misterioz rus Kosmos 2553, i lëshuar pak ditë para pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, ka ndryshuar orbitën e tij në mënyrë të pazakontë. Ky ndryshim ndodhi midis 5 nëntorit 2024, ditës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe 31 janarit 2025.
Lajmi u bë i ditur nga astronomi Jonathan McDowell i Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics, i cili e publikoi informacionin në platformën X.
Lajmi kryesor:
SHBA publikon detaje nga bisedimet me rusët dhe ukrainasit në Riad: Masa për pezullimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjitike dhe lundrim i sigurt në Detin e Zi
K.M/ReportTv.al