Trofeu i Kupës së Botës

Inteligjenca artificiale parashikon fituesit e Botërorit deri në vitin 2062

15 Tetor, 16:37| Përditesimi: 15 Tetor, 16:38

  • Share

Inteligjenca artificiale përdoret shpesh për të bërë parashikime për të ardhmen dhe në këtë pushim ndërkombëtar u pyet për fituesit e Kupës së Botës deri në vitin 2062.

“IA” parashikoi që Nigeria do të ishte kombëtarja e parë afrikane që do të fitonte Kupën e Botës.

Nuk mungojnë surprizat sepse në bazë të parashikimeve do të ketë një sukses të përsëritur nga Argjentina në vitin 2026, pra në edicionin e ardhshëm dhe vetëm në vitin 2058 kombëtarja e parë afrikane do të ngrejë trofeun.

Bazuar në atë që ka parashikuar Chat GPT, Kupa e Botës 2026, e cila do të mbahet në Kanada-Meksikë-Shtetet e Bashkuara pas dy vitesh, do të fitohet përsëri nga Argjentina. Katër vjet më vonë, në vitin 2030, duhet të jetë radha e Brazilit. Nga viti 2034 deri në vitin 2050 do të fitojnë Franca, Gjermania, Spanja, Anglia dhe Holanda.

Sipas këtij parashikimi, Botërori duhet të kthehet në Itali në vitin 2054: nëse do të ishte kështu, kombëtarja italiane do të fitonte titullin e pestë në historinë e saj 48 vjet pas suksesit të 2006-ës.

Surpriza e madhe do të vijë në vitin 2058, kur kombëtarja e parë afrikane do të ulet në fronin e botës; sipas AI do të jetë Nigeria. Parashikimet përfundojnë me Argjentinën që fiton titullin e saj të pestë në 2062.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?