Inteligjenca Artificiale ka listuar njerëzit që kanë patur impakt më të lartë në botë, nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Listën e kryeson Shqipëria me humanisten dhe shenjtoren e mirënjohur Nënë Tereza, më pas vijnë shkrimtarë dhe shkencëtari i njohur botërisht, Nikola Tesla, Aleksandri i Madh dhe fill pas tij është e renditur Kosova me përfaqësuese, Rita Orën. Gjithashtu, kësaj liste nuk i mungon as bashkëshortja e Donald Trump, Melania, modelja nga Sllovenia.
Ndërkohë, përmendja e Nënë Terezës si figura më e famshme nga Shqipëria, dëshmon për ndikimin e përjetshëm që kjo figurë historike ka lënë në mbarë botën. Si dhe përmendja e Rita Orës, është dëshmi e impaktit global që ajo ka patur në botën e muzikës dhe kulturës, duke përfaqësuar me krenari Kosovën në nivel ndërkombëtar.
Personat më të famshëm nga secili shtet i Ballkanit sipas Inteligjencës Artificiale:
-Shqipëria – Nënë Tereza (Humaniste)
-Bosnja dhe Hercegovina – Ivo Andriq (Shkrimtar)
-Bullgaria – Hristo Stoiçkov (Futbollist)
-Kroacia – Nikola Tesla (Shkencëtar)
-Greqia – Aleksandri i Madh (Udhëheqës ushtarak)
-Kosova – Rita Ora (Këngëtare)
-Mali i Zi – Mirko Petroviç-Njegoš (Poet dhe sundimtar)
-Maqedonia e Veriut – Toše Proeski (Këngëtar)
-Rumania – Nadia Komaneçi (Gjimnaste)
-Serbia – Novak Gjokoviç (Tenist)
-Sllovenia – Melania Trump (Modele)
-Turqia – Ataturk (shtetformues)