Sociale

Inteligjencë Artificiale në e-Albania! Njihuni me 'Diellën', asistenten virtuale 'zadrimore' (VIDEO)

19 Janar, 08:13| Përditesimi: 19 Janar, 11:11

  • Share

Platforma e-Albania ka bërë një hap të rëndësishëm drejt inovacionit. Tashmë është arritur implementimi i inteligjencës artificiale, një hap që do t’iu vijë në ndihmë të gjithë përdoruesve. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, përmes një video të shkurtër në Facebook, ku prezantohet edhe ‘Diella’, asistentja virtuale 'zadrimore', e cila shfaqet edhe me veshje popullore. 

Ky opsion, sipas AKSH-it është gati nga sot për përdoruesit dhe do t’i asistojë ata gjatë ndërveprimet në e-Albania. Përdoruesit mund t’i drejtojnë pyetje asistentes virtuale, e cila përmes inteligjencës artificiale mbledh informacionet e nevojshme dhe ia vendos përdoruesve në dispozicion.

“MIRËMËNGJESI dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë”, shkruan Rama.

Ky opsion nuk është i detyrueshëm, pasi përdoruesit mund të ndërveprojnë në e-Albania edhe pa ndihmën e asistentit virtual. Kjo risi pritet të lehtësojë ndërveprimin e qytetarëve me platformën, duke ofruar asistencë të personalizuar dhe kryerjen e shërbimeve në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

Asistentja virtuale 2.0, do t’u japë përgjigje me zë dhe figurë, me një gjuhë të thjeshtë dhe natyrale, për pyetjet që do adresohen në platformë.  Diella e e-Albania, e krijuar nëpërmjet teknologjive inovative, Azure OpenAI dhe modelet më të reja të inteligjencës artificiale nga Microsoft, lehtëson dhe përshpejton marrjen e shërbimit në platformë.

Si funksionon?

Pas logimit në platformën e-Albania dhe shfaqjes së Asistentit Virtual, këtij të fundit mund t’i drejtoheni me një mesazh zanor për shërbimin elektronik që kërkoni të merrni. Asistenti përpunon kërkesën edhe kur qytetari ose biznesi nuk di saktësisht emërtimin e shërbimit, merr informacionin nga institucioni publik dhe jep përgjigjen në çdo moment, 24/7.

Asistenti Virtual 2.0 vjen një vit pas lançimit të asistentit të parë virtual 1.0, i cili regjistroi më tepër se 1 milion pyetje/përgjigje, të cilat ndihmuan gjithashtu në krijimin e asistentit të ri virtual në një variant të përmirësuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/01/2025 01:17

    Krijim qesharak! Perfytyroni pak sikur ne vend te ishte krijim AI,te ishte person i vertete,apo me keq akoma,te shkoje ne cdo zyre e te te dilnin nepunes e zyrtare te veshur /popullorce/ duke perdorur kompjuterin e smartfone .Per te mos folur per shamine ne koke.Ne qe jemi shqipo dhe i njohim kostumet popullore e njohim shamine e Zadrimes,te Malesise se Madhe,te Librazhdit,te Korces,te Dropullit,te Permetit,por i huaji qe s'ka fare njohuri per ne, kulturen tone e veshjet do te krijoje pershtypjen e gabuar se jemi nje vend si Afganistani,Turqia,apo Pakistani.Modernia e /popullorcia/nuk shkojne bashke z.Rama,e sidomos ne ekstrem si ky rast,eshte e tepert dhe per arsye turizmi sikur te ishte.Mund te kishit krijuar nje figure IA me veshje moderne frymezuar nga kultura kombetare,por jo kjo.Duket po aq pa vend sa ata /qilimat fluturues orientale/qe ke vene ne tavanet e aeroportit te Rinasit!

    Përgjigju
  • Taypi: 19/01/2025 20:01

    Inteligjenca artificiale ka me e shkatru njerzimin.. Esht deklaru nga nje profesor qe ka mare pjese ne krijimin e saj.. Prandaj beni kujdes

    Përgjigju
  • Lazri: 19/01/2025 13:33

    Vetem grua me emrin Diella nuk ke ne Zadrime, e ka ngatrruar me ate te Vainit o plako.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?