Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka rritur ndjeshëm kontrollet dhe masat në terren, ndërsa bën me dije se vetëm gjatë muajit korrik janë inspektuar 926 subjekte, me fokus kryesor respektimin e ligjit për marrëdhëniet e punës, kushtet e sigurisë dhe regjistrimin e punonjësve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati janë kontrolluar mbi 20 mijë vende pune, ndërsa janë ndërmarrë 643 masa administrative. Nga këto inspektime, 244 janë kryer në mënyrë këshilluese, ndërsa po ashtu janë trajtuar edhe 88 ankesa të bëra nga punonjësit.
Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë edhe në muajt në vijim, në kuadër të sezonit turistik dhe angazhimit për formalizimin e tregut të punës, një sfidë që mbetet aktuale për ekonominë shqiptare.
"Forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së punëtorëve në tregun shqiptar të punës mbetet objektivi kryesor i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, i cili ka publikuar të dhënat për muajin korrik 2025. Rezultatet tregojnë një rritje të ndjeshme të kontrolleve dhe masave në terren:
- 926 subjekte të inspektuara
- Mbi 20 mijë vende pune të kontrollua
- 226 inspektime këshilluese
- 643 masa administrative
- 88 ankesa të trajtuara", bën me dije Inspektoriati.
Komente
