Bota

Intensifikohen luftimet mes talebanëve dhe forcave opozitare në Luginën Panjshir, frikë për jetët e civilëve

3 Shtator 2021, 11:36| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 11:41

  • Share

Në një kohë kur forcat talebane janë në përpjekjet e tyre përfundimtare për të formuar qeverinë e re, ata kanë intensifikuar bombardimet në Luginën Panjshir, bastioni i fundit i mbetur i luftëtarëve të opozitës besnikë ndaj Ahmad Massoud.

Korrospondenti i Al Jaezzera Charles Stratford, duke raportuar nga Golbahar pranë hyrjes së vetme në Luginën Panjshir, tha se luftimet janë përshkallëzuar në orën e fundit duke shkaktuar frikë mes civilëve që jetojnë në zonë.

“Kur mbërritëm, kishte shumë tym, kishte shumë artileri që po gjuanin në drejtim tw qytetit.

Panjshir është krahina e fundit që i reziston sundimit të talebënve, të cilët morën kontrollin e vendit pasi trupat amerikane dhe të huaja u tërhoqën pas 20 vitesh konflikt.

Udhëheqësi  i forcave të opozitës është Ahmad Massoud-një 32-vjeçar i diplomuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst dhe bir i komandantit legjendar të rezistencës Ahmad Shah Massoud.

Babai i tij, i njohur si "Luani i Panjshir",ka mbrojtur rajonin nga pushtimi sovjetik në vitet 1980 dhe regjimi i talebanëve në vitet 1990. Ai u vra nga një sulm vetëvrasës i Al Kaedës vetëm dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit, kur Ahmad Massoud ishte adoleshent.

Pasi u trajnua në Britani si një kadet i huaj në Sandhurst dhe u diplomua për Studimet e Luftës në King's College London, Ahmad Massoud u kthye në Afganistan në vitin 2016. Ai themeloi NRF anti-talebane.

"Unë do të preferoja të vdisja sesa të dorëzohesha," tha Massoud në intervistën e tij të parë që kur talebanët morën Kabulin. "Unë jam djali i Ahmad Shah Massoud. Dorëzimi nuk është në fjalorin tim."

Ata kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare për të ndihmuar në luftimin e talebanëve pas tërheqjes së ushtrisë amerikane.

 


Lajmi kryesor:

Talebanët pritet të formojnë sot qeverinë, forcojnë lidhjet me Kinën! Gratë afgane protestojnë për të drejtën e punës


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?