Sport

Inter dhe Tottenham drejt fundit për marrëveshjen e Eriksen, Bayern huazon mbrojtësin e Real Madrid

22 Janar 2020, 13:50| Përditesimi: 22 Janar 2020, 13:54

  • Share

Të reja vijnë në kampin e Interit për Christian Eriksen. Mediat në Angli që gjejnë konfirmim edhe në Itali thonë se danezi ka patur një takim me presidentin e ‘spursave’ Daniel Levy, të cilit i ka kërkuar mirëkuptim për largimin. Sipas disa burimeve edhe zikaltërit kanë rritur ofertën për klubin londinez, duke shkruar në 20 mln euro, 1 mln më pak se ç’kërkojnë ‘spursat’.

Gjithashtu adminsitratori deleguar Beppe Marotta ka konfirmuar edhe një herë interesimin për ‘playmaker-in’, duke deklaruar se Inter është i sigurtë që mund të gjejë një marrëveshje për firmën me lojtarin.

Lëvizje ka patur edhe në Gjermani, aty ku Bayern Mynchen ka njoftuar se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Real Madrid për të huazuar mbrojtësin Odriozola. 24-vjeçari gjashtë muajt e ardhshëm do ti kalojë në bavari. Me ardhjen e Zidan Odriozola kishte humbur hierarkinë pasi Marcelo dhe Mendy janë zgjedhje të para.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?