Inter e ka mbyllur 2022 me fitore. Skuadra zikaltër për llogari të javës së 15 të kampionatit ka mposhtur 2-3 Atalanta-n në fushën e vështirë të Bergamos. Kjo edhe pse të besuarit e Gasperinit shënuan të parët me Lookman. Ky moment ndezi skuadrën zikaltër të Milanos, që barazoi shpejt me Dzeko-n. Në pjesën e dytë ishte sërish boshnjaku, i cili me ‘dopietën’ personale përmbysi shifrat para se një autogol ti dërgonte ato në 1-3.
Gjithsesi Atalanta do rikthehej në lojë në minutën e 77 me Polominon, por deri në fund e patën të pamundur ti ndryshonin udhë sfidës. Me këtë fitore Inter parakaloi Atalanta-n në renditje, ndërsa për të dy skuadrat ishte ndeshja e fundit për këtë vit për shkak të Botërorit. Sfidat e rradhës në Seria A do jenë në janar.