Cesc Fabregas i ka thënë "jo" Interit, pasi trajneri nuk ka mundur të bindë Comon që t'i japë të drejtën e largimit. Refuzimi i katalanasit e çon Interin drejt një ndryshimi nga Como te Parma, konkretisht te Cristian Chivu.
Në kohën kur agjenti i Cristian Chivu po fliste për një rinovim me klubin emilian, dolën zërat se drejtuesit e Interit ishin të vendosur të përqendroheshin te rumuni si pasardhës i Simone Inzaghit. Në atë pikë, Chivu e vuri Parmën në pritje, e cila kishte përshpejtuar për të arritur një zgjatje kontrate, të ofruar pas shpëtimit të marrë në 13 ndeshjet në fund të sezonit në Serie A me rumunin në stol.
Gjatë një kohe të shkurtër u zhvilluan kontaktet dhe mes palëve ka një akord. Nëse nuk ndodh asnjë çudi, Chivu do jetë trajneri i ri i Interit.
Përpara Interit, Chivu kishte marrë gjithashtu një ofertë nga Ajax, një tjetër ish-ekip i tij si lojtar, por ai i kishte dhënë përparësi rinovimit të kontratës me Parmën deri në vitin 2027.
Kështu, Chivu e sheh veten në rolin e trajnerit të Interit në një kohë kur mësimet e para në këtë zanat i ka marrë pikërisht te të rinjtë zikaltër, ndërsa ish-futbollisti do rikthehet si trajneri i ekipit A.
Komente
